Berlini thotë PO! | Politika | DW | 02.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Berlini thotë PO!

Bundestagu gjerman mbështet me vendosmëri anëtarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në Bashkimin Evropian. Deputetët gjermanë kërkuan që të vazhdojë me të drejtë presioni mbi këto dy vende per tejkalimin e deficiteve

Bundestagu

Bundestagu

Raporti i bërë publik para disa javëve i Komisionit Evropian ku vlerësohet stadi i arritjeve të Bullgarisë dhe Rumanisë në rrugën drejt BE-së pati hasur në shumë lëvdata tek Bundestagu gjerman. Aë ishte një raport i hapur dhe i ndershëm, pohuan deputetët e të gjitha fraksioneve parlamentare. Përmes tij dëshmohet besimi i Komisionit Evropian tek qytetarët dhe njëkohësisht shprehej presioni drejt Rumanisë dhe Bullgarisë si kandidate për anëtarësim në BE.

Deputetët gjermanë edhe ne këtë seancë bënë të ditur se ata konsiderojnë si të mundshëm anëtaresimin e këtyre dy vendeve ashtu siç është parashikur pra me 1 qershor të vitit të ardhshem. Askush ne Bundestag nuk e ka vënë në dyshim anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë. Ata vleresojnë se atje jane shënuar përparime të dukshme gjate viteve te kalaura. Dhe kjo qe e mundur vetëm përmes presionit reformues të BE-së.

Për këtë arsye deputeti i liberalëve gjermanë, FDP Markus Löning thotë: "Unë dua sërish të them atë që në Gjermani është jo e popullarizuar në debatin publik se zgjerimi ishtë një sukses, një sukses i Gjermanisë për Evropën. Dhe në këtë nuk mund shpesh ta përsërisim."

Ashtu siç shprehen lëvdata në raportin më të ri të Komisionit Evropian e njëjta gjë ndodhi edhe në Bundestag, te përcjellura me një rezervë të shprehur me fjalën "Por". Rumania duhet të tejkalojë deficitet në katër fusha ndërsa Bullgaria ne gjashtë fusha, dhe kjo duhet të ndodhë deri në muajin tetor të këtij viti, kur pritet publikimi i raportit të dytë.

Rumania qëndron më mirë në plotësimin e kushteve teknike se sa Bullgaria. Ky dallim është vënë në pah shumë qartë edhe në Bundestag. Detyra kryesore e Bullgarisë është të tejkalojë dobësitë në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gynther Krishbaum nga fraksioni CDU-CSU tha se: "Ne duhet të shprehim pritje të qarta në adresë të qeverisë dhe kreut shtetëror, se ne këtu qëndrojmë prapa tolerances-zero. Në një pikë të gjithë deputetët ishin të një mendimi. Shtyrja e afatit kohor për pranim në BE të këtyre dy vendeve edhe për një vit do të ishte kontraproduktiv.


  • Data 02.06.2006
  • Autor Marinela Liptcheva Weiß
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpo
  • Data 02.06.2006
  • Autor Marinela Liptcheva Weiß
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpo