Berlini heq shpresat për anëtarësim të shpejtë të Ballkanit | Ballkani | DW | 06.02.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Berlini heq shpresat për anëtarësim të shpejtë të Ballkanit

Qeveria gjermane ka reaguar e rezervuar lidhur me strategjinë e re të Komisionit Europian për Ballkanin, e cila prezantohet të martën (06.02) në Strasburg e që synon t'i japë shtysë integrimit të këtyre vendeve në BE.

Të hënën qeveria gjermane u tregua e rezervuar lidhur me përpjekjen e re të Komisionit Europian që prezantohet të martën në Strasburg nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025. Sipas kësaj strategjie, Serbisë dhe Malit të Zi i ofrohet një perspektivë e qartë integrimi nëse kryhen reformat e duhura dhe vendet zgjidhin problemet me fqinjët.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se "e qartë është që këto kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre". Seibert u shpreh se "nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë", shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Megjithatë qeveria gjermane e quan shumë të rëndësishme perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Por sipas zëdhënësit të qeverisë, strategjia për Ballkanin e Komisionit Europian duhet të studiohet një herë mirë, kur të paraqitet të martën. Komisioni pritet të japë vlerësime edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Bosnje-Hercegovinës.

Edhe një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane është shprehur, se janë të nevojshme reforma në fushat kryesore si shteti ligjor, aftësia e konkurrencës dhe bashkëpunimi rajonal. "Por veçanërisht müssen që grindjet të zgjidhen para anëtarësimit", thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane.

 

la/(rtr,dpa)