1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Beogradi po nxit dhunë në Kosovë"

Bekim Shehu8 Maj 2008

Vizitat e shpeshta të politikanëve të Serbisë në Kosovë, pa lejen e institucioneve vendore, cilësohen si nxitje dhune. Udhëheqësit e Kosovës i bëjnë thirrje Beogradit që të kontribuojë për paqë dhe fqinjësi të mirë.

https://p.dw.com/p/DwnG
Nga vizita e Boris TadiqitFotografi: DW

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thonë se vizitat e shpeshta të udhëheqësve politik të Serbisë, kanë për qëllim ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Këtë tentativë ata e quajnë një iluzion sepse "institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare është janë të interesuara që në Kosovë të funksionojë një shoqëri shumëetnike, ku pakicat do të kenë të drejta të barabarta më shumicën."

Këto komente, udhëheqësit politik i bënë pas vizitës së fundit në Kosovë të kryeminisrit serb në largim, Vojisllav Koshtunica dhe ministrit serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq. Kryeministri Koshtunica qëndroi të merkurën në Zubon Potok, ndërsa të enjëten ai do ta përmbyllë fushatë në këtë venbanim me shumicë serbe, për zgjedhjet e 11 majit, që do të zhvillohen edhe në teritorin e Kosovës. Koshtunica u tha serbëve se "Kosova është zemra e Serbisë dhe vendi i tij kurr nuk do të heqë dorë nga Kosova." Këto deklarata, udhëheqësit kosovar i cilësojnë si nxitje dhune synim të qartë për ndarje të Kosovës në vija etnike.

"Ne nuk e mojhojmë të drejtën e interesimit për pakicën serbe nga ana e shtetit serb, sikurse që veprohet në shtetet demokratike. Mirëpo, që të vijnë dhe të orgainizojnë diçka që kanë paralajëmërime se janë jolegjitime si proces dhe janë në kundërshtim edhe me Rezolutën 1244, pra si të tilla janë të papranuehsme .... unë do t'ia përcjellë prap edhe në takimin e radhës zotit Rücker sikurse që shprehu edhe një herë qëndrimin e institucioneve të Kosovës se Kosova nuk mund të shërbejë për të ndërtuar struktura paralele", thotë presidenti , Fatmi r Sejdiu.

Shumica e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, kanë parlajmëruar sedo të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë. Ata madje kanë thënë se menjëherë pas zgjedhjeve, serbët do të themelojnë edhe parlamentin e tyre, me shpjegimin se "serbëve u duhet një përfaqësi, me synim realizimin e të drejtave të tyre legjitime dhe legale." Këtë nismë e arsyetojnë me planin e qeverisë së Serbisë për ndarjen funksionale të serbëve dhe shqiptarëve. Ky plan më herët i është dorëzuar edhe administratës ndërkombëtare. Atë e ka shqyrtuar zyra ligjore në Nju Jork dhe e ka hedhur poshtë për faktin se bie ndesh me Rezolutën 1244 të KS-it.