Beogradi duhet të dorëzojë më parë Karaxhiçin dhe Mlladiçin | Ballkani | DW | 01.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Beogradi duhet të dorëzojë më parë Karaxhiçin dhe Mlladiçin

Karla del Ponte pas takimit me Havier Solanën deklaron se, Bashkimi Europian nuk duhet t'i rifillojë negociatat e marrëveshjes së asocim stabilitetit me Beogradin pa dorëzimin më parë të Karaxhiçit dhe Mlladiçit në Hagë

Poster i Malladiçit, Beograd

Poster i Malladiçit, Beograd

Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish - Jugosllavi ishte shumë e prerë dhe e qartë në deklaratat që ajo i dha shtypit, pas takimit të saj me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Havier Solanën. « Erdha në Bruksel për të njohur Solanën me qëndrimin e deritanishëm të Beogradit me Gjykatën e Hagës. Dhe gjeta te ai mbështetje dhe mirëkuptim. Gjatë muajit shkurt do të bisedoj edhe me udhëheqësit francezë dhe italianë rreth kësaj çështjeje,» - pohoi ajo në fillim të fjalës së saj.

Duke u ndalur veçanërisht në bisedat e saj me Solanën, Karla del Ponte theksoi se ajo ka këmbëngulur që Bashkimi Europian të mos rifillojë negociatat e marrëveshjes së asocim-stabilitetit me Beogradin pa dorëzimin më parë të Karaxhiçit dhe Malladiçit në Hagë. « Ndryshe do të ngjasë si me NATO-n e cila e ftoi Serbinë që të merrte pjesë në Programin e saj të Partneritetit për Paqe, duke i bërë kështu një dhuratë të papritur dhe të pamerituar Beogradit » -deklaroi kryeprokuroja e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Ajo vuri në dukje me këtë rast se që nga nëntori i 2005 Beogradi ka shpallur me bujë planin e tij të veprimit për arrestimin e të kërkuarve nga drejtësia ndërkombëtare, por deri më sot nuk ka bërë asgjë konkrete për ta vënë këtë plan në jetë. Përkundrazi, ai justifikohet gjithmonë jo me periudhën e zgjedhjeve, jo me tensiomimin e panevojshëm të situatës etj. Prandaj plani i tij për veprim është më mirë të konsiderohet si përpjeke për ta na hedhur hi syve - tha Del Ponte. Ajo përsëriti se në asnjë mënyrë Beogradi nuk duhet të shpërblehet për mungesën e bashkëpunimit të tij me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, me rifillimin e procesit të negociatave me Bashkimin Europian.

Duke komentuar refuzimin e Beogradit për të mos bashkëpunuar me Hagën, zyrtarja e lartë e Hagës nënvizoi se Beogradi po përpiqet të fitojë kohë. Sipas saj Beogradi pret që të skadojë mandati i Gjykatës Ndërkombëtare që është parashikuar për të zgjatur më së shumti deri në 2010, prandaj ai po përpiqet ta shtyjë me fjalë sa më shumë bashkëpunimin me Gjykatën me shpresën se ky institucion do të pushojë së funksionuari, pa i pasur dorëzuar Mlladiçin dhe Karaxhiçin në Hagë. Por kam ende shpresë se para largimit tim nga ky post, në shtator, ata do të jenë dorëzuar në Hagë, ndryshe do të ndjehem shumë e zhgënjyer nga bota politike. Veçse në rast se bota politike do të më thotë një ditë që ndërpriteni kërkimin e Mlladiçit dhe Karaxhiçit se nuk ka më rëndësi, atëhere ata le të ma thonë dhe unë do ta ndërpres misionin tim - deklaroi në Bruksel Karla del Ponte.

  • Data 01.02.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZ7
  • Data 01.02.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZ7
Reklamë