1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beograd: Arrestime për demonstratën për Kosovën

11 Prill 2012

Më shumë se katër vjet pas sulmeve ndaj ambasadave perëndimore në Beograd, prokuroria urdhëron arrestime. Shpallja e pavarësisë së Kosovës provokoi nacionalistët rreth Koshtunicës për akte të dhunshme.

https://p.dw.com/p/14bSH
21 shkurt 2008 - flakë në Ambasadën e SHBA në Beograd
21 shkurt 2008 - flakë në Ambasadën e SHBA në BeogradFotografi: AP

Më shumë se katër vjet pas atentateve ndaj ambasadave perëndimore në Beograd, autoritetet në Serbi kanë urdhëruar arrestimin e 14 personave të dyshuar. Këtë e konfirmoi prokuroria e Beogradit. Sulmi i huliganëve kundër ambasadave pasoi një demonstratë për Kosovën, të organizuar pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë nga Vojisllav Koshtunica. Në demonstratën e 21 janarit 2008 humbi jetën një serb 20 vjeçar.

Vojislav Kostunica, 2008
Vojislav Kostunica, 2008Fotografi: AP

Deri tani ka pasur vetëm një proces penal kundër një të dyshuari si doras, i cili megjithatë e kundërshton pjesëmarrjen e tij. Ai ka pranuar vetëm se ka larguar nga godina në flakë e Ambasadës së SHBA në Beograd flamurin amerikan dhe e ka zëvendësuar atë me një flamur serb. Mediet e Beogradit spekulluan njësoj si diplomatët perëndimorë se sulmet kundër ambasadave perëndimore i ka drejtuar shërbimi i fshehtë serb.

Automjet i djegur para Ambasadës amerikane në Beograd
Automjet i djegur para Ambasadës amerikane në BeogradFotografi: AP

Autor: dpa/ Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti