Benedikti i XVI-të paralajmëron nga rreziku i ″zemrës së zbrazur″ | FOKUS | DW | 25.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Benedikti i XVI-të paralajmëron nga rreziku i "zemrës së zbrazur"

Papa Benedikti i XVI-të mbajti meshën e tij të parë tradicionale me rastin e Krishtlindjes duke dhënë bekimet urbi et orbi. Kreu i kishës katolike bëri thirrje për një ndërgjegjësim të ri të njerëzimit për vlerat shpërtërore të tij.

Katedralja e Shën Pjetrit në Romë/Vatikan

Katedralja e Shën Pjetrit në Romë/Vatikan

Kësaj radhe nga ballkoni i katedrales së Shën Pjetrit kardinali i dikurshëm Jozef Ratzinger i zgjedhur më 19 prill si pasardhës i Papa Gjon Palit të II-të, mbajti meshën tradicionale të Krishtlindjes. Papa iu drejtua dhjetra mijëra besimtarëve të mbledhur në shesh që qëndronin plot interesim pavarësisht nga shiu që binte papushim. Sheshi mbizotërohej nga prezepio gjigande dhe një bredh Krishtlindjesh rreth 30 metra i lartë.

Papa bëri thirrje që të kapim dorën e krishtit: "Njerëzimi i sotëm nuk duhet të ngurrojë ta lejojë atë të hyjë në shtëpi, në qytete, në rajone dhe në çdo qoshe të kësaj bote."

Ndonëse janë bërë përparime të shumta në mijëvjeçarin e tretë, megjithatë sipas Papës: "Njeriu i epokës së teknologjisë rrezikon të bëhet viktimë e këtij përparimi, i inteligjencës së vet, i rezultateve të aftësisë së tij, gjë që shkon kundër mangësisë së ushqimit frymor e shpirtëror, dhe zbrazëtisë së zemrës." Vetëm me Jezu Krishtin, fjalën e mishëruar, mund të arrihet ndriçimi i vërtetë.

Papa bëri thirrje për një rend të ri botëror të paqes dhe të drejtësisë. Mesazhi kristian i dashurisë për tjetrin mund t´i japë forcë njerëzve, për ta ndërtuar këtë rend të ri. Një njerëzim i bashkuar mund të zgjidhë shumë probleme të botës, qysh nga terrorizmi e deri tek varfëria, qysh nga epidemitë e deri tek tregtia me armë e ndotja e mjedisit, që rrezikon të ardhmen e tokës. Papa bëri thirrje për zgjidhje dhe për paqe në vatrat e krizës: Amerika Latine, Lindja e Mesme, Libani dhe gadishulli korean.

Benedikti i XVI-të dha bekimin e Krishtlindjes në 32 gjuhë duke iu drejtuar popujve të botës, e pra ai nuk u shpreh më në 62 gjuhët e poliglotit polak Gjon Palit të II-të.

Papa celebroi meshën e tij të parë në katedralen e Shën Pjetrit. Edhe gjatë meshës ai bëri thirrje për paqe në botë, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Gjithashtu ai u prononcua për mbrojtjen që i bën kisha katolike jetës së palindur.

Enciklika e parë e Benediktit të XVI-të do të ketë mbajë datën e ditës së parë të Krishtlindjes 25.12 dhe titullin: Zoti është dashuri. Por enciklika do të botohet në janar. Papa nuk dëshironte ta publikonte atë njëkohësiht me mesazhet tradicionale të Krishtlindjes dhe të 1 janarit.

  • Data 25.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgx
  • Data 25.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgx