Benedikti i XVI do të pengojë suksesin e referendumit për tekniken gjenetike. | Evropa | DW | 09.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Benedikti i XVI do të pengojë suksesin e referendumit për tekniken gjenetike.

Kritike e ashpër ndaj përzierjes së papës gjerman në politikën e brendshme italiane.

default

Pak para një referendumi për lehtesimin e rregullave për fekondimin artificial në Itali, papa Benedikti i XVI është shprehur kunder teknikës gjenetike. Në këtë mënyrë ai mbështet peshkopët italianë, të cilet prej muajsh po zhvillojnë një kryqëzatë të vertetë kunder referendumit popullor. Eshtë më shumë se një vendim i çfarëdoshëm popullor. Referendumi për fekondimin artificial dhe teknikën gjenetike është bërë për të votuar për çështjen se sa katolike është Italia dhe sa e degjojnë katoliket italianë papën e ri?
Benedikti i XVI është përzier disa herë fort në diskutimin për referendumin në Itali. Papa mbron pa diskutime linjën e peshkopeve italianë, të cilët u bëjnë thirrje të gjithë katolikeve për të bojkotuar referendumin për teknikën gjenetike.
"Unë jam pranë jush me fjalë dhe lutje. Ne nuk punojmë këtu për interesat katolike, por për njeriun që është krijesa e zotit."
Në fillim të javës Benedikti nderhyri edhe një herë, fshikulloi teknikën gjenetike dhe çdo perpjekje të lidhur me "venien dore në jeten që po krijohet". Papa gjerman, shajnë tani politikanët e opozitës së qendres së majtë, përzihet me thëniet e tij në një mënyrë të papranueshme në politikën e brendshme italiane. Marco Beltrandi, anëtar i kryesisë së partisë liberale radikale, thotë:"Papa luan në këtë referendum një rol absolutisht të qartë politik, Papa Benedikti nuk kufizohet në përmendjen e parimeve morale, apo etike, por jep një rekomandim shumë preçiz për votimin."Ky rekomandim ndaj katolikëve për votimin është: Mos shkoni të votoni, por shkoni në det, ose qëndroni në shtepi. Sepse nqs do të marrin pjesë më pak se 50% e italianëve me të drejtë vote, referendumi ka deshtuar automatikisht. Momentalisht duket, sikur Benedikti dhe kisha katolike do ta fitonin me diferencë shumë të vogel këtë duel. Sipas anketimeve nuk arrihet kuota 50%. Kjo thotë përkrahësi i referendumit Beltrandi, është edhe pasojë e përzierjes së madhe të papës.
"Ne nuk kemi përjetuar kurrë një mobilizim të tillë të kishës si tani. Të gjitha 25 000 famullitë janë të lidhura me fushatën bojkotuese. Dhe pikërisht në vendet e vogla shumë katolikë nuk do të kenë guximin të votojnë, sepse ndjehen të kontrolluar nga kisha lokale."
Përkrahës të referendumit janë parti liberale dhe të majta si dhe partia moter e socialdemokrateve DS, por edhe shumë shoqata grash, të cilat duan të lehtesojnë rregullat shumë strikte që ekzistojnë në Itali për fekondimin artificial. Nderkohë mijëra çifte që nuk kanë fëmijë, por që dëshërojnë të kenë shkojnë jashtë shteti. Kjo duhet të ndryshohet me referendumin. Nqs shumica e italianëve të shtunën dhe të hënën voton me po, do të hapej rruga për metoda të tjera në implantimin artificial si mëmësinë e huazuar, për ngrirjen në temperatura të ulëta të qelizave të pllenuara, por edhe për studimet me embrionin, që deri tani është i ndaluar në Itali.
Bojkoti i referendumit, i iniciuar nga kisha katolike, mbeshtetet nder te tjera nga parti të ndryshme kristiandemokrate, nga shumica e aleancës nacionale me orientim të djathtë dhe nga Forca Italia e Berlusconit. Kryetari i qeverisë Berlusconi vete nuk është shprehur akoma publikisht, nëse ai voton, apo siç rekomandohet nga kisha, qëndron në shtepi.
Për referendumin nuk vendoset vetem në Itali. Për herë të dytë mund të marrin pjesë me votim me postë edhe italianët jashtë shteti. Në se arrihet kuota e 50%, varet nder të tjera edhe nga të rreth 800 000 italianët në Gjermani.

  • Data 09.06.2005
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArE9
  • Data 09.06.2005
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArE9