Benedikti bën gjithcka siç duhet | Bota | DW | 14.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Benedikti bën gjithcka siç duhet

Papa Benedikti i XVI ka përfunduar vizitën e tij në Amerikën Latine. Pesë ditë kreu i kishës katolike qëndroi në Brazil në një vend kryesisht katolik. Në të njëjtën kohë ky vend e vuri papën para sfidave të reja

Papa Benedikt në San Paolo

Papa Benedikt në San Paolo

"Papa po bëhet i çlirët" ishte një titull në një gazete braziliane ditët e fundit me rastin e vizitës së papës, "figura e teologut të ftohtë, të pagabueshëm, konservator është zhdukur". Është e vertetë: Papa Benedikti nuk është më kardinali i kuries Josef Ratzinger. Dhe nuk ka qenë kurrë. Ky udhëtim i parë i papës në Amerikën Latine është deshmia më e mirë për këtë.
Në Brazil gjestet patën më vlere se fjalët. Një papë, i cili preket nga rrëfimet prekëse të të droguarve, një Papë i cili i lë të rinjtë ta përqafojnë fort, dhe simpatinë për Brazilin e shpreh me fjalë të thjeshta: Ju dua. Një Papë i tillë ka bërë gjithcka në rregull.
Papa shkon tek njerezit, ai shkon te ata me krahë hapur dhe kerkon që prifterinjtë e tij ta bëjnë të njëjtën gjë, të misionojnë të bindin. Asnjëherë më parë Benedikti nuk ka predikuar me një pretendim kaq të lartë moral. Ai mbron qëndrimin e patundur të kishës katolike në diskutimin për deshtimin, ai kritikon mediet që përqeshin "shenjterinë e martesës dhe të virgjërisë para martesës" dhe kërcënon tregtarët e drogës me gjyqin e fundit.


Si evropian mund të habitesh, por në Brazil, ku konsumi i drogës i rrëzon në mjerim të rinjtë në mënyrë masive, fjali të tilla zënë vend. Kishat e reja e dinë këtë predikojnë rigorozitetin moral dhe i kanë marrë kishës katolike terrenin që fillimisht ishte i saj. Ata kanë predikues karismatikë, inskenojnë mesha të mrekullueshme televizive dhe besojnë te efekti sherues i shpirtit të shenjtë. "Të verbrit shohin, të paralizuarit ecin, leprozët pastrohen" (nga ungjilli i Lukes 7,22) e gjitha kjo dëgjohet të dielë për të dielë në kishat madhështore të kishave të reja. Natyrisht ai që është jashtë habitet, por pa dyshim ky koncept është i suksesshëm dhe kisha katolike i hyn rrezikut që ta kopjojë. Prifti karismatik Marcelo Rossi përgatiti terrenin para meshes së papës. Rossi, me tepër popstar se sa prift e ben meshen si shou.

Me daljen e tij para Papës programi i tij u kanonizua, pikerisht si Frei Galvao. Një njëri që nderohet nga brazilianët si mrekullibërës dhe që tani u shpall i shenjtë nga papa Benedikt. "Të verbrit shohin, të paralizuarit ecin," këtë mund ta bëjmë tani edhe ne, mendon kisha katolike dhe dergon një "të shenjtë që ta prekesh". Brazilianët marrin pila Frei Galvao, fletushka të vogla me lutje, nqs shpresojnë për mrekullira. Bestytni të shenjta.


Papa Benedikti të dielën në hapjen e konferencës së V. të Amerikës Latine ka vënë një kufi të qartë me kishat e reja. Ai mbështet arsimimin fetar në vend të "emocionalizmit", sentimentalizmit. Ai kërkon angazhim shoqëror në vend të "individualizmit fetar". Dhe ai konfirmon "opcionin prioritar të kishës për të varfrit". Sepse fundja premtimi nga ungjilli i Likës "të verbrit shohin, të paralizuarit ecin" ka një fund dhe ky është "të varfërve u predikohet ungjilli."

Pa angazhimin për të dobëtit nga ana sociale, pa luftën kundër varfërisë, mjerimit dhe shtypjes kisha katolike në këtë kontinent i cili karakterizohet nga një padrejtesi sociale nuk e plotëson dot detyrën e saj.

  • Data 14.05.2007
  • Autor Tilman Kleinjung
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIh
  • Data 14.05.2007
  • Autor Tilman Kleinjung
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIh
Reklamë