BE sanksione Turqisё pёr shkak tё grindjes pёr gazin | Bota | DW | 16.07.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

BE sanksione Turqisё pёr shkak tё grindjes pёr gazin

Turqia i pretendon pёr vete rezervat e gazit nё pjesёn lindore tё Mesdheut. Por BE mbёshtet qartazi vendin anёtar Qipron - qё i ka vet nё fokus kёto rezerva. Grindja territoriale pёr gazin po ashpёrsohet.

Duke reguar ndaj kёrkimeve tё diskutueshme turke pёr gazin natyror para brigjeve tё Qipros, ministrat kanё reaguar: Konkretisht do tё shkurtohen paratё e BE-sё pёr Ankaranё dhe bisedimet pёr marrёveshjen mbi hapёsirёn ajrore do tё ndёrpriten. Kjo mёsohet nga teksti i miratuar, tё cilin e citon agjencia gjermane e lajmeve DPA.

"Provokimet e Turqisё janё pёr ne tё papranueshme dhe ne tё gjithё mbёshtesim Qipron", deklaroi ministri gjerman pёr Europёn Michael Roth gjatё takimit nё Bruksel. Nёse Turqia nuk tёrhiqet, mund tё mendohen edhe sanksione tё tjera. Kёto sanskone sipas vendimit tё ministrave mund tё kenё nё shёnjestёr firmat pjesёmarrёse nё procesin e shpimeve ose persona tё caktuar. 

Vёshtrim kritik ndaj kredive 

Masat e miratuara ndёshkuese parashikojnё gjithashtu, qё deri nё njё afat tё pacaktuar tё mos zhvillohen mё bisedime nё nivel tё lartё pёr tema si ekonomia dhe tregtia. Bankёs Europiane tё Investimeve do t'i kёrkohet qё tё verifikojё mundёsitё e kufizimit tё kredive. 

BE do ta verё nё lёvizje qeverinё nё Ankara, qё tё ndёrpresё kёrkimet pёr gaz natyror para brigjeve tё vendit anёtar, Qipros. Turqia ndёrkohё i hedh poshtё akuzat pёr shpime ilegale. Ajo mbron pozicionin, se ujёrat ku ajo ёshtё aktive janё brenda territorit tё saj. Ankaraja e konsideron Veriun e Qipros si territorin e Turqisё, pasi e mban atё tё pushtuar qё nga viti 1974. Me shpimet aktualisht synohet qё tё sigurohen edhe pjesё nga biznesi i gazit pёr turqit e Qipros. Por Veriu i Qipros nuk ёshtё njohur ndёrkombёtarisht. 

jj/HF (dpa)