BE-së i dështon plani i risistemimit të emigrantëve | Evropa | DW | 29.11.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE-së i dështon plani i risistemimit të emigrantëve

Migracioni drejt Bashkimit Europian është një ndër tematikat më të rëndësishme politike të BE. Por plani i risistemimit të Bashkimit Europian po dështon në arritjen e qëllimit të tij.

Bashkimi Europian ka ndërmarrë një sërë masash për frenimin e emigracionit të paligjshëm. Një prej tyre është të ofrojë rrugë të tjera ligjore drejt BE-së me anë të ndihmës së zotimeve për risistemim. Siç tregojnë të dhënat, kjo nuk po funksionon. Migracioni drejt Bashkimit Europian është një ndër tematikat më të rëndësishme politike të BE.

Në përpjekjen për të zgjidhur problemin e emigrimit të paligjshëm dhe parandalimin e trafikut të qenieve njerëzore, BE-ja ka përcaktuar masa të shumta që nga nisja e krizës së refugjatëve në vitin 2015. Njëra prej tyre ishte parandalimi i hyrjes në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Europian, duke ofruar rrugë të tjera ligjore drejt BE-së.

Thirrja e BE-së për risistemim të 50 mijë personave

Këto rrugë ligjore vijnë në formën e një plani risistemimi për lëvizjen e sigurtë të njerëzve nga vendet që s'janë pjesë e Bashkimit Europian, drejt atyre që janë pjesë e BE-së. Lëvizja e parë nisi në korrik të vitit 2015, duke iu ofruar risistemim 22,500 personave, të cilëve më vonë iu bashkuan edhe 18,563 të tjerë. Në shtator të 2017-ës, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, hartoi agjendën për një plan të ri: duke u bërë thirrje vendeve anëtare që të zotoheshin për një risistemim të 50 mijë personave të tjerë deri në tetor të vitit 2019.

Finnland, Helsinki: Jean-Claude Juncker bei der EPV EPP (Reuters/V. Moilanen)

Jean-Claude Juncker

"Një fokus i veçantë duhet të vihet tek risistemimi nga Afrika e Veriut e deri në Afrikën Lindore (Briri i Afrikës), sidomos tek Libia, Egjipti, Nigeri, Sudani, Çadi dhe Etiopia, ndërsa duhet siguruar risistemimi i vazhdueshëm nga Turqia, Jordania dhe Libani” - deklarohej në disa shkresa shoqëruese.

Qëllimi: 25 mijë persona të risistemuar deri në tetor të 2018-ës. Plani përfshinte një afat kohor për vendosjen fillestare të këtij guri themeli: brenda Tetorit 2018 "shtetet anëtare duhet të sigurohen që 50% e 50 mijë personave të risistemohen në mënyrë efektive”. Në muajt mars dhe maj 2018, Bashkimi Europian publikoi raport-progreset. Çdo vend anëtar duhet të siguronte numrin e vendeve të risistemimeve që do të ofronte dhe sa prej tyre ishin përdorur deri atëherë. Raporti i të dhënave në muajin maj ishte mëse i qartë: vetëm 8% e këtyre vendeve të risistemimit ishin plotësuar, shumë hapa larg 50%-shit të vendosur për t'u arritur pesë muaj më vonë.

Pak vende e kanë vënë në jetë planin e BE. KE është shprehur, se sipas të dhënave të mbledhura, Irlanda, Sllovenia dhe Lituania janë të vetmet vende që kanë arritur kuotën e 50% të kërkuar, duke u ndjekur pas nga Britania e Madhe dhe Suedia. Franca dhe Gjermania, që janë zotuar secila për risistemim të 10.200 personave, numrin më të lartë të njerëzve, kanë vonesa në realizimin konkret të këtyre zotimeve.

Kërkesat e DW për informacione pa sukses

BE nuk publikoi progres-raporte të tjera në muajt që pasuan. DW në mënyrë të vazhdueshme i kërkoi të dhëna Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve të Brendshme dhe Emigracionit në Komisionin Europian - por pa sukses. DW më pas kërkoi të dhënat e fundi të vlefshme nga të gjithë vendet anëtare që ishin zotuar per risistemim; gjysma e shteteve të kontaktuara i ofruan këto të dhëna. Duke marrë në konsideratë të dhënat e ofruara dhe duke iu referuar të dhënave të mëparshme për shtetet që nuk dhanë informacione të reja, normat e përmbushura arrinin në 26% ose 13,176 persona - gjithsesi mirë referuar qëllimit për të paktën 25 mijë të risistemuar brenda fundit të tetorit 2018.