1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

231109 EU Umweltminister Klimagipfel

25 Nëntor 2009

BE ka shtuar presionin mbi SHBA-në dhe Kinën. Ministrat e ambjentit të BE-së kërkuan në Bruksel, që në Kopenhagë të përcaktohet kuota për reduktimin e gazrave CO2 për vendet e industrializuara dhe ato në ekspansion.

https://p.dw.com/p/Kg6z
BE rrit presionin për klimën ndaj SHBA dhe Kinës. Shtylla metalike telefoni ne nje fushe me bar te verdhe
BE rrit presionin për klimën ndaj SHBA dhe KinësFotografi: AP

Tashmë duket se në Kopenhagë nuk do të ketë marrëveshje për kuota obliguese për pakësimin e emetimeve. Ministrat e Mjedisit të BE-së i druhen faktit se mund të përhapej një rezinjatë e përgjithshme. Ministri i ri gjerman i Ambjentit, Norbert Rëttgen, tha në Bruksel, se në Kopenhagë nuk duhet të ketë dështim:

Duhet të kemi sukses, për shkak se një dështim në Kopenhagë do të thoshte, se ne duhet të durojmë pasoja katastrofale klimaterike në mbarë botën dhe së dyti është fjala për modernizimin e ekonomive tona. Bëhet fjalë për udhëheqje në teknologji, për inovacione dhe për të dyja arsyet, ekologjike dhe ekonomike, nuk mund të lejojmë që të mos kemi sukses. E gjitha duhet të ketë sukses."

Po si mund të përkufizohet suksesi? Nëse qeveritë në Kopenhagë vendosin qëllime konkrete, por marrëveshjen e formuluar e nënshkruajnë më vonë, a do të ishte ky sukses? Ministri suedez i Ambjentit dhe Presidenti i radhës, Andreas Carlgren nuk e sheh çështjen kaq ngushtë:

Disa flasin tani për dy hapa. Por ne themi se konferenca e Kopenhagës është një hap i vetëm. Dhe për këtë realizojmë një marrëveshje, që i mbulon të gjitha përsa i përket përmbajtjes. Nëse kjo duhet transformuar më vonë në një tekst juridik, atëherë mund të bëhet."

BE është obliguar që deri në vitin 2020 të ulë së paku me 20% emetimet e substancave të dëmshme. Kjo do të arrijë në 30 %, nëse partnerë e tjetë të rëndësishëm do të jenë dakord . Por SHBA, Kina dhe shtete të tjera nuk janë pozicionuar akoma. Carlgren mendon se BE nuk duhet të mbetet i vetëm:

Ne u bëjmë thirrje të tjerëve, të bëjnë më shumë, me qëllim që marrëveshja e Kopenhagës ta ruajë kuotën me dy gradë.“

Ndër shkencëtarët ngrohja e tokës me dy gradë konsiderohet si kufiri maksimal. Nëse temepratura rritet më shumë, atëherë klima rrezikon të dalë nga kontrolli.

Yvo de Boer, udhëheqësi i negociatave të OKB-së, u shpreh optimist në Bruksel lidhur me marrëveshjen e re për klimën. Ai mbështetet në radhë të parë tek evropianët:

Unë pres prej Evropës në rradhë të parë, që ajo t'u shtrijë dorën partnerëve, SHBA-së, vendeve në ekspansion, dhe të ndihmojë presidencën daneze, që të kemi sukses në Kopenhagë. Dhe për këtë është e rëndësishme, që Evropa të krijojë qartësi, nëse ekzistojnë kushtet për uljen e 30 përqind të emetimeve dhe së dyti Evropa përmes kryetarëve të qeverive duhet të krijojë qartësi për ndihmat financiare afatshkurta dhe afatgjata për vendet e varfra."

Por pikërisht për këto dy pika nuk ka akoma qartësi dhe duket, sikur BE vetëm në Kopenhagë do t'i nxjerrë të gjitha letrat mbi tryezë.

Autor: Kristof Haselbah/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron