1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE pret nga Turqia "hapa konkrete"

25 Korrik 2017

Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe burgosja e gazetarëve në Turqi preokupojnë BE-në. Të martën priten ministrat e Turqisë në Bruksel.

https://p.dw.com/p/2h81r
Republik Moldau Johannes Hahn in Chisinau
Fotografi: Elena Covalenco

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu dhe ministri për Çështjet Evropiane Omer Celik do të priten në Bruksel nga shefja e politikës së jashtme të BE-së Frederica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së Johannes Hahn. Një çështje me prioritet pritet të jetë kërkesa e Bashkimit Evropian, që të lirohen nga burgu activistët për të drejtat e njeriut dhe gazetarët si Peter Steudtner dhe korrespodenti i gazetës "Die Welt", Deniz Yucel. Për BE-në, është e papranueshme që gazetarët dhe aktivistët për të drjetat e njeriut si dhe anëtarët e opozitës në Turqi janë arrestuar pa bazë ligjore.

Prandaj, Hahn kërkoi nga qeveria e Ankarasë të bëjë hapa konkrete para takimit me përfaqësuesit e BE-së. Vetëm me vepra të dukshme Turqia do të mundet t'i përmisojë marrëdhëniet e saj me BE-në. Komisioneri për zegjerim të BE-së për "Passauer Neue Presse" tha: "Kartat janë mbi tavolinë. Turqia duhet të marrë vendime themelore sa u pëket këtyre çështjeve. Vetëm deklaratat nuk janë më të mjaftueshme."

Turqia këmbëgul në anëtarësimin e plotë në BE

Një javë më parë, ministri turk Celik deklaroi para anëtarëve të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian: "Qëllimi ynë është anëtarësimi i plotë, nuk jemi të gatshëm të pranojmë asnjë alternativë tjetër". Stopimi i negociatave nuk është zgjidhje për BE-në – nga frika që mund të përkeqësojnë më tej situatën e kundërshtarëve politikë të presidentit Erdogan, dhe nga frika se Turqia pastaj do të kthehet drejt vendeve  si Rusia apo Irani. Ndërprerja e ndhimave për anëtarësim në BE të Turqisë, aktualisht nuk mund të shihet si ndonjë opcion për të rritur presionin ndaj tyre. Ndihmat sigurojnë nga viti 2014 deri në 2020, një shumë prej 4.45 milardë euro për Turqinë. Fondet do të shpensohen tani në promovimin e shoqërisë civile dhe sundimin e ligjit, tha Komisioneri Hahn.

Erdogani akuzon Berlinin për spiunazh

Presidenti Erdogan ndërkohë i shtoi kritikat e tij ndaj Gjermanisë, duke akuzuar qeverinë gjermane për spiunazh. Nda grupi i AKP-së në paralmentin e Ankarasë thonë: "Ti(Angela Merkel) nuk i lejon presidentit dhe minstave të Turqisë të mbajnë fjalime në vendin tuaj, e agjentët tuaj grumbullohen këtu në hotele dhe përçajnë vendin tonë."  Në kryeartikullin e së përditshmes pro-qeveritare "Yeni akit" sulmohet Gjermania mefjalët: Nën kancelaren Angela Merkel Gjermania është më e keq se sa nën regjimin e Adolf Hitlerit, shkruan gazeta turke.