BE ndihmon Nigerinë | FOKUS | DW | 27.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

BE ndihmon Nigerinë

Fotografitë e tmerrshme televizive për urinë në Nigeri, kanë zgjuar interesin e opinionit ndërkombëtar. Organizatat humanitare ndërkombëtare dhe ato gjermane kanë shtuar angazhimin e tyre dhe kërkojnë donacione. Programi ndërkombëtar për ushqime i OKB ka trefishuar ndihmat.

Përmasa të tmerrshme të urisë

Përmasa të tmerrshme të urisë

Bashkimi Evropian ka vendosur të angazhohet më shumë për të ndihmuar popullatën e uritur të Nigerisë. Pas kthimit nga udhëtimi në këtë vend, bashkëputorët e Komisionit Evropian thonë se gjendja është tepër e rëndë, por ekzistojnë mundësi për një ndërhyrje të sukesëshme. BE, në bashkëpunim me organizatat humanitare, do të krijojë më shumë qendra për shpërndarjen e ushqimeve, për popullatën e uritur. Shtefan Shtefenbrg i Agjencisë evropiane për ndihma, EHO, thotë: "Situata po keqësohet, prandaj duhet të shtojmë angazhimin tonë. Kjo vlenë për Komisionin e Bashkimit Evropian, por edhe për vendet e ndryshme, si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
Më e keqja ende mund të evitohet. OKB-ja vlerëson se në Nigeri nga uria janë të cënuar rreth 2,5 milionë njerëz. Bashkëpuntorët e Komisionit Evropian raportojnë se sitata tepër e rëndë dhe thatësirat e mëdha, kanë bërë që gjendja me ushqimet lokale në vendin e dytë më të varfër në botë, të keqsohet edhe më shumë. Një zëdhënës i Komisionit thotë se BE do të bëjë të pamundurën për t'i mbështetur përpjekjet e organizatorit të OKB për ndihma humanitare, Jan Egeland, për krijimin e qendrave të ndihmave emergjente.
Kombet e Bashkuara kanë nevojë për 30 milionë dollarë ndihmash emergjente. Komisioni Evropian ka premtuar shumë milionë ndihmash. Mirëpo, Shtefan Shtefenberg hedhë poshtë të gjitha kritikat se Kombet e Bashkuara po reagojnë tepër ndagalë, në rastet siç është ky i Nigerisë. Bashkimi Evropian ka parashikuar ndarjen e 332 milionë eurosh për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për vetë furnizimin e këtyre vendeve me mjete ushqimore. Sipas tij, fajtor janë në radhë të parë, thatësirat e mëdha dhe keqsimi i gjendjes.
"E gjitha kjo nuk është ndonjë befasi. Kjo nuk ka ndodhur javën e kaluar, kur janë parë këto fotografi në televizion. Delegacioni ynë, së bashku me partnerët në rajon, çdo ditë vëzhgon dhe analizon situatën, me qëllim zbutjen e vuajtjeve të popullatës së atjeshme", thotë Shtefan Shtefenberg.
Nigeria është një vend pa infrastrukturë funkcionale të komunikacionit, prandaj shpërndarja e ushqimeve është shumë e vështirë. Shumica e popullit nuk është e detyruar të pres ndihmat emergjente. Nuk janë problem donacionet e vendeve të pasura, por mundësitë e këtij vendi me 11 milionë banorë, që si duhet t'i përdorë këto ndihma.
BE ka ndarë për ushqime dhe ujë në Nigeri edhe 4,6 milionë ndihma shtesë. Mirëpo, Komisioni Evropian paralajmëron se për ndihma të këtilla nuk ka nevojë vetëm Nigeria, por edhe shumë vende të tjera në afërsi të shkretëtirës së Saharasë, të goditura nga thatësirat e mëdha. Shtefan Shtefenberg thotë se as kjo nuk është ndonjë befasi.
Prandaj, BE ka ndarë ndihma shtesë edhe për Malin, në vlerë prej dy milionë, si dhe për Etiopinë dhe Eritrenë 8,5 milionë eurosh, të cilat duhet të përdoren për ushqime dhe përmirësimin e gjendjes së rëndë ekonomike. Bashkëpuntorët e BE pohojnë se edhe në këto vende jetojnë me qindra mijëra njerëz që kanë nevojë për ndihma emergjente.

  • Data 27.07.2005
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjV
  • Data 27.07.2005
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjV