1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: Qëndrim më i ashpër kundër Hungarisë për ligjin LGBTQ

23 Qershor 2021

Trembëdhjetë vende të BE-së dënojnë ashpër ligjin e Hungarisë për homoseksualët, sepse ai shkel vlerat europiane. Ka një „përgjegjësi kolektive për të mbrojtur të gjithë qytetarët e BE-së“.

https://p.dw.com/p/3vOo1
Luxemburg | EU-Ministertreffen | Rat für Allgemeine Angelegenheiten
Fotografi: John Thys/dpa/picture alliance

Ishte një takim i gjatë dhe në fakt jo me shumë tema i ministrave të BE-së. Pa sukses mbeti ankesa e ngritur vazhdimisht për ngrirjen e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi. BE kërcënon të humbasë kredibilitetin, me të dyja vendet do të duhej më në fund të kishin nisur bisedimet, tërhoqi vëmendjen ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth. Por procesi ka mbetur në vend-numëro, rezervat janë të mëdha.

Rezoluta kundër ligjit të Hungarisë për LGBTQ

Të paktën një nismë pati sukses. Përfaqësuesja belge, Sophie Wilmès u shpreh e kënaqur, që vendet anëtare e nënshkruan rezolutën, e cila ishte menduar fillimisht vetëm si nismë e vendeve të Beneluksit. Në të përcaktohet, se legjislacioni i ri hungarez minon vlerat e Europës. „Një union i bazuar tek vlerat nuk është një meny à la carte", shkruan belgia, „ne kemi një përgjegjësi kolektive për të gjithë qytetarët e BE-së për t'i mbrojtur ata dhe për këtë arsye duhet ta shprehim qartazi shqetësimin tonë". Përveç kësaj partnerëve u duhet thënë, nëse besohet, se janë duke ndjekur një rrugë të gabuar.

Javën e kaluar parlamenti hungarez miratoi një ligj, në të cilin pedofilia dhe homoseksuliteti duhet të trajtohen në një rregull dhe informacioni p.sh.shkolla për të rinjtë lidhur me orientime të tjera seksuale duhet të ndalohet. Ministri i Luksemburgut, Jean Asselborn beson, se sa u përket parimeve themelore europiane, ndërkohë duket, se tek kryeministri hungarez ato kanë humbur. "Unë mendoj, se ajo që ata lejojnë në Hungari është joeuropiane. Nuk mund t'u parashkruash njerëzve se si duhet të jetojnë. BE-ja lidhur me këtë çështje nuk duhet të tërhiqet dhe unë e konsideroj turp, që arrihet deri tek një diskutim i tillë, tha Asselborn.

EU-Ministertreffen in Luxemburg
Fotografi: Virginia Mayo/Pool/Reuters

Edhe homologu irlandez, Thomas Byrne u shpreh me fjalë të forta: „Ne e kemi nënshkruar deklaratën me gjithë zemër dhe pasion. Ajo që po ndodh atje është gabim." Megjithatë ka ende shumë probleme të tjera, që duhet të trajtohen në nenin 7 të rregullores për shtetin ligjor në BE. Një ndër këto tema është liria e shtypit. Në lidhje me ligjin e ri hungarez, Byrne e sheh BE-në dhe Hungarinë në një situatë të rrezikshme.

Vendet lindore të BE-së nuk morrën pjesë në votimin e deklaratës, të cilën në fund e nënshkruan 13 vende anëtare ndër to Franca, Spanja, Gjermania dhe Suedia. Përfaqësuesi hungarez në takim Peter Szijjarto ironizoi, duke thënë, se në këtë debat po përhapen "Fake News". Sipas tij ligji nuk i diskriminon njerëzit e komunitetit LGBTQ, por në fakt rregullon edukimin seksual për të rinjtë si dhe rregullat për mbrojtjen e tyre.

Komisioni i BE-së duhet të sqarojë tani, nëse për shkak të këtij ligji do të hapet një procedurë tjetër ndaj Hungarisë për shkelje të marrëveshjes së BE-së. Sipas komisares Vera Jurova aktualisht është duke u shqyrtuar baza ligjore.

Orbanit nuk i bën përshtypje

Lidhur me Hungarinë, Komisioni i BE-së konsideron të rrezikohet trajtimi i barabartë, pavarësia e drejtësisë, liria e mendimit, në fakt parimet bazë të demokracisë. Këshilli hungarez i Medias ka refuzuar, që t'i rikthejë licencën e transmetimit radios së pavarur Clubradio. Ndaj po përgatitet edhe një procedurë për shkelje të marrëveshjes. Nga pala hungareze nuk ka një përpjekje të qeverisë, që të gjendet gjuha e përbashkët me BE-në si dhe të pranohen vlerat e saj, kritikon komisarja Jourova. 

EU Parlament I y Vera Jourova
Vera Jourova Fotografi: Yves Herman/AP/picture alliance

Por kush e ka dëgjuar fjalimin e fundit të Viktor Orbanit, i cili thotë ndër të tjera që të shfuqizohet Parlamenti Europian, nuk ka dyshim, se në çfarë drejtimi po shkon politika e këtij vendi. Për aq kohë sa Brukseli nuk kërcënon me heqjen e fondeve të parave, gjë që është e ndërlikuar juridikisht, i bie që qeveria hungareze të avancojë me shfuqizimin e së drejtës demokratike.

Me orë të tëra të martën (22.06) ministrat diskutuan lidhur me të ashtuquajturin dialog për shtetin ligjor me Hungarinë dhe Poloninë. Komisarja përgjegjëse nxorri një bilanc të zymtë: Kohët e fundit shumë gjëra janë zhvillua për keq. Në rastin e Polonisë problemi qndron tek pavarësia e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu Polonia tani është duke i dhënë prioritet së drejtës kombëtare kundrejt asaj të BE-së.