BE kërkon zgjidhje për grindjet financiare | FOKUS | DW | 16.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

BE kërkon zgjidhje për grindjet financiare

Edhe në ditën e dytë të Samitit në Bruksel po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një kompromisi.

default

Bashkimi Evropian është në kërkim të një zgjidhjeje në grindjen mbi financimin e unionit dhe zgjerimit të tij. Edhe në ditën e dytë të Samitit në Bruksel po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një kompromisi. Pikë kyçe e debatit është zbritja që i është bërë prej vitesh kuotizacionit të Britanisë së Madhe për buxhetin e BE-së. Ndërkohë Londra që ka edhe presidencën e radhës synon të ruhet kuota me zbritje e saj edhe për buxhetin në diskutim për vitin 2001 deri në vitin 2013.


Nuk është e qartë nëse do të mbyllet me sukses ose jo samiti i BE-së për krizën financiare. Në një sfond të tillë presidenti i Komisionit të BE-së, Hoze Manuel Barrozo drejtoi këtë apel: "Sot është dita që shpresoj, se të gjithë do të kemi ambicjen dhe
përgjegjësinë e duhur për të gjetur një zgjidhje. U bëj thirrje të gjithë udhëheqësve që të tregojnë përgjegjësi, sepse është e qartë që do të jetë shumë e lartë kostoja, nëse nuk do të arrijmë në një marrëveshje."

Sipas Barrozos, jo vetëm presidenca britanike, por të gjitha vendet anëtare duhet të bëjnë lëshime për buxhetin: "Ndonëse duhet t´u them miqve britanikë që kanë investuar shumë për zgjerimin e BE-së, duhet të theksoj njëkohësisht, se ne duam një Evropë të zgjeruara dhe një Evropë e zgjeruar kërkon burime financiare shtesë. Por
qëllimi është që të krijojmë një Evropë të zgjeruar funksionuese, ndaj besoj se kjo është si në interesin e britanikëve ashtu edhe të të gjithë evropianëve."

Shumë çështje si: dhënia e statusit të vendit kandidat për antarësim Maqedonisë, hapja e portave për pranimin e vendeve të reja antare, ruajtja apo heqja e subvencioneve për bujqësinë në BE, të gjitha këto janë në varësi të suksesit ose jo të samitit të sotëm.

Kërkesën e Britanisë së Madhe për shkurtimin e kuotës britanike me rreth 8 miliardë euro deri tani e ka hedhur poshtë shumica e vendeve antare. Megjithatë kryeministri suedez Goran Person u shpreh optimist, se mund të arrihet në një kompromis:

"Diskutimi për buxhetin ishte i vështirë, e nuk e prisja ndryshe në raundin e parë. Ndërsa tani them se ne sapo kemi flluar të diskutojmë. Duket që ka ndryshime të mëdha pozicionesh, por të gjithë e kemi të qartë se nëse nuk biem dakord tani, vitin e ardhshëm nuk do të jetë më mirë. Ndaj mendoj që ka shanse të mira për një marrëveshje."

Shkurtimi i buxhetit të përgjithshëm të BE-së, siç e planifikojnë britanikët, do t´i prekë të gjitha vendet anëtare. Kancelarja gjermane Angela Merkel e konsideron si jo të kënaqshme shumën e parashikuar prej britanikëve prej 13 miliardë eurosh, deri në vitin 2013. Megjithatë Merkel theksoi:"Ne do ta trajtojmë me konstruktivitet këtë çështje. Por kuptohet që as Gjermania nuk është e gatshme të pranojë një marrëveshje me çdo lloj çmimi."


Në këtë mënyrë Merkel ka parasysh kryesisht subvencionet e BE-së për landet
e reja në Gjermani. Polonia ka kërcënuar me veto kundër propozimit të britanikëve. Ndërsa Franca synon të ruajë kuotën e lartë për subvencionet agrare, prej nga përfiton dukshëm bujqësia franceze.

Kryeministri britanik Toni Bler pwrmbledhtas debatin e vlerësoi: "Parimisht të gjithë duam të biem dakord, por praktikisht të gjithë duam të mbrojmë interesat vetiake." Ende pra mbetet e hapur se në ç´anë do të peshojë kandari gjatë diskutimeve që po vazhdojnë ndëkrohë në Bruksel. Sidoqë të jetë fjalën vendimtare në këtë kontekst mund ta thotë vetëm kryeministri britanik, Toni Bler.

  • Data 16.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqh7
  • Data 16.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqh7