BE kërkon prej Ankarasë të kurs më fortë reformash | Evropa | DW | 04.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE kërkon prej Ankarasë të kurs më fortë reformash

Bashkimi Europian kërkoi që qeveria e ardhshme turke të ndjekë një kurs më fortë reformash. QEveria që do të dalë pas zgjehdjeve të korrikut duhet të bëjë përpjekje më të mëdh apër ta afruar Turqinë me BE-në, tha Komisari i BE-së për zgjerimin, Oli Rehn pas bisedave të zhvilluara në Ankara. Në takim morrën pjesë edhe MPJ gjerman Frank Valter Stajnmajer, në funksionin e kryetari të radhës së BE-së, si dhe MPJ turk Abdullah Gyl.

Trojka e BE-së në Ankara

Trojka e BE-së në Ankara

Gjatë vizitës së saj në Ankara trojka e BE-së i bëri thirrje Turqisë që t'i japë fund krizës së brendshme politike të shkaktuar pas zgjedhjes së dështuar për presidentin e vendit dhe ta çojë perpara me shpejtësi procesin e reformave politike dhe demokratike në vend.
Si ministri i punëve të jashtme, Frank Valter Stajnmajer edhe komisari i BE-së për zgjerimin Oli Rehn theksuan se është e rëndësishme që të gjallërohet procesi i afrimit të Ankarasë me Brukselin. Në lidhje me njoftime për ndonjë aksion të ushtrisë turke përtej kufirit, pra në territorin verior të Irakut, MPJ gjerman tha se "atij nuk i ishte krijuar përshtypja që Turqia po planifikonte ndonjë aksion të tillë".

Rehn kërkoi disa herë përmirësimin e gjendjes së lirisë së ushtrimit të fesë si dhe të të drejtave të grave dhe të sindikatave. MPJ turk, Abdullah Gyl tha se qeveria e tij po thellon përpjekjet për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të saj si dhe për thellimin e reformave. Një pikë e vështirë vazhdon të mbetet problemi ende i pazgjidhur i çështjes së Qipros. Në këtë pikë sipas Gylit, Turqia synon të gjejë një zgjidhje në kuadrin e OKB-së: "Ne e kemi trajtuar në mënyrë të vetëkuptueshme çështjen qipriote, si një problem politik. Ne kemi nenvizuar në mënyrë të veçantë që kjo çështje duhet zgjidhur në nivelin e OKB-së, dhe në kuadrin e një zgjidhjeje gjithëpëfshirëse. Qiproja nuk duhet të rrëshqasë nga platforma e OKB-së në një platformë të BE dhe për këtë të gjitha palët duhet të jenë të kujdesshme, theksoi ministri Gyl.

Ende pa mbaruar ky muaj mes BE-së dhe Turqisë do të fillojnë bisedimet në lidhje me tre sektorët, atë të statistikës, të kontrollit financiar si dhe të politikës ekonomike dhe monetare. Për shkak të mosmarrëveshjeve me Qipron në dhjetorin e vitit të kaluar, qytetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën ndërprerjen e tetë prej 35 të ashtuquajturve kapituj të marrëveshjes. Brukseli kërkon që Turqia të hapë portet dhe aeroportet për Qipron e cila nuk njihet prej Ankarasë. Megjithë këto vështirësi para dy muajsh BE-ja vendosi të fillojë bisedimet në sektorin e politikës së sipërmarrjeve dhe të industrisë. Tashmë mund të quhet i përfunduar kapitulli "Shkenca dhe kërkimet".

Për marrëveshjet për anëtarësim të Turqisë në BE, është planifikuar një periudhë bisedimesh prej dhjetë deri pesëmbëdhjetë vjet.

  • Data 04.06.2007
  • Autor Ulrich Pick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7t
  • Data 04.06.2007
  • Autor Ulrich Pick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7t