BE kërkon nga Kosova: Fqinjësi të mirë, respektim të kulturës dhe trashëgimisë fetare | Ballkani | DW | 29.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

BE kërkon nga Kosova: Fqinjësi të mirë, respektim të kulturës dhe trashëgimisë fetare

Në raportin e hartuar nga Havier Solana dhe Olli Rehn, vihet theksi ndër të tjera në rolin e ardhshëm të BE-së në Kosovë si dhe në nevojën e një qëndrimi të qartë të Bashkimit Europian gjatë dhe pas përcaktimit të statusit.

Solana dhe Rehn në Bruksel

Solana dhe Rehn në Bruksel

Bashkëpunimi me autoritetet lokale si dhe ato ndërkombëtare, është vendimtar për vënien në jetë të statusit, - theksohet ndër të tjera në këtë raport. Po ashtu aty nënvizohet se pas përcaktimit të statusit autoritetet e Prishtinës do të vihen përballë dy sfidave të rëndësishme. Së pari të marrin përsipër kompetencat që do i dorëzohen nga UNMIK-u dhe së dyti të vëjnë në jetë reformat e rëndësishme të propozuara nga përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara.

Më pas në raport përcaktohen në hollësi roli i Zyrës Ndërkombëtare Civile, e cila do të kryesohet njëkohësisht nga përfaqësuesi i BE-së, që do të jetë po ashtu edhe përfaqësues i bashkësisë ndërkombëtare.

Në dokumentin e mësipërm bëhet e ditur se BE-ja pret që Kombet e Bashkuara ta ngarkojnë së shpejti edhe me ngritjen e një Misioni Ligjvënës që do të merret me problemet e rendit, pronësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit etj.

Qasja e BE-së ndaj Kosovës ecën mbi 2 shina – nënvizojnë Solana dhe Rehn në dokumentin e tyre. Njëra nga të cilat ka të bëjë me nevojën dhe detyrimin që ka Kosova që të plotësojë të njëjtat kritere si dhe shtetet e tjera të Ballkanit
Perëndimor, dhe nga ana tjetër ajo duhet të ndjejë se BE-ja është e gatshme ta afrojë atë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ashtu siç po vepron edhe me vendet e tjera.

Fqinjësia e mirë, respektimi i kulturës dhe trashëgimisë fetare etj – janë disa nga kërkesat bazë që BE-ja shtron para Prishtinës.

Në raportin Solana – Rehn theksohet po ashtu nevoja e organizimit të një konference ndërkombëtare donatorësh për Kosovën. Sipas burimeve të BE-së për Kosovën duhet të mblidhen mbi 1 miliardë euro, por paraprakisht Komisioni
Europian do t’i ofrojë asaj për gjatë tri viteve të ardhshme rreth 200 milionë euro.

  • Data 29.03.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArX5
  • Data 29.03.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArX5
Reklamë