BE-ja synon të bëjë dallime në marrëdhëniet ekonomike me Serbinë dhe Malin e Zi | Bota | DW | 04.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

BE-ja synon të bëjë dallime në marrëdhëniet ekonomike me Serbinë dhe Malin e Zi

BE mendon që në marrëdhëniet e tij ekonomike me Serbinë dhe Malin e Zi të mbajë në të ardhmen parasysh më me forcë dallimet mes këtyre dy vendeve.

Nga takimi i MPJ të BE-së në Mastrciht

Nga takimi i MPJ të BE-së në Mastrciht

Në marrëdhëniet e tij në fushën ekonomike me Serbinë dhe Malin e Zi, BE ka ndër mend të mbajë parasysh në të ardhmen më me forcë dallimet mes këtyre dy vendeve. MPJ holandez përmendi me këtë rast dallimet në sistemin doganor mes Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat sipas tijë janë bërë pengesë për thellimin e marrëdhënieve tregëtare. Gjithsesi MPJ të BE-së theksuan në takimin e tyre në Mastricht se hapa të tillë nuk kanë të bëjnë me ndonjë mbështetje të ndarjes së këtyre dy vendeve, gjë e cila kërkohet sidomos nga pala malazeze.

Tema të tjera të takimit të MPJ të BE-së ishin tragjedia e pengjeve në Osetinë veriore si dhe zhvillimet në Darfur.

Ministrat e jashtëm të BE-së shprehën keqardhjen e tyre për tragjedinë e përgjakshme në Osetinë Veriore dhe u shprehën të shqetësuar për rritjen e rrezikut prej terrorit në të gjithë botën. MPJ gjerman Joshka Fisher tha se në radhët e veprimeve të terroristëve po vihet re një shpengim i rrezikshëm. Qëllimi i tyre është që të kryejnë vepra terroriste gjithnjë e më të përgjakshme. Kancelari gjerman Schrëder tha se terrorizimi po merr një dimension të ri. Kurse presidenti i radhës i BE, holandezi Bernard Bot duke shprehur keqardhjen që kriza nuk mundi të zgjidhej me mjete paqësore tha se të gjitha vendet e botës duhet të bashkëpunojnë për t'u prerë rrugën akteve të tilla. Ministrat e jashtëm të BE-së kërkuan prej Moskës zyrtare një deklaratë me shpjegime rreth aksionit të trupave speciale ruse.

Në lidhje me krizën në rajonin e Darfurit në Sudan, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Joshka Fisher, kërkoi që qeveria në Khartum të mbahet nënpresion. Po ashtu MPJ të BE-së i ofruan organizatës Bashkimit Afrikan ndihmë me dërgimin e policëve nga BE-ja në Darfur. MPJ holandez Bot tha se Komisioni i BE-së është ngarkuar që të bëjë propozime për sanksionet e mundshme që mund të merren ndaj qeverisë sudaneze.

  • Data 04.09.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSS
  • Data 04.09.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSS
Reklamë