BE-ja ″paaftësi pa rrugëdalje″ | Evropa | DW | 17.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE-ja "paaftësi pa rrugëdalje"

Parlamenti Evropian në Strazburg të enjten (16.03.) miratoi një dokument që i rëndon mbi kurriz Komisionit të BE-së në Bruksel dhe nxeh gjakrat në vendet e Evropës Juglindore: Kapaciteti i pranimit në BE, thuhet në këtë dokument, tashmë është në kufijtë e tij.

Parlamenti Evropian në Strazburg

Parlamenti Evropian në Strazburg

Rumania dhe Bullgaria në fakt e kanë në xhep biletën e antarësimit për vitin 2007, ose më së voni 2008. Por Kroacia mund të spostohet në stolin e rezervave, e pasuar prej shteteve të tjera të Evropës Juglindore.

Ka kohë që s´ndihet më eufori, kur është fjala për temën e zgjerimit. Qysh pas këmbanave të zgjerimit të inskenuara me efekt mediatik para dy vjetësh për 10 vendet e reja antare nga Evropa Lindore dhe Juglindore, në bllok u shfaqën sërish problemet e vjetra.

Me shumë vështirësi të mëdhenjtë e BE-së i zgjidhën pikat e diskutueshme në projektin e kushtetutës, por pa dobi: Jo-ja e shtetasve në Francë dhe në Holandë e ka futur projektin në një qorrsokak. Ndërkohë që projekti për kushtetutën ishte një parakusht për funksionimin e BE-së së zgjeruar. Një udhë pa krye prej së cilës duhet të dilet sërish, por askush nuk e di se si.

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive ende vazhdojnë t´i kapërcejnë me vështirësi të mëdha grindjet për financat. E kjo bëhet nën moton: le të shohim deri nesër dhe më mirë t´i shtyjmë vendimet parimore. Një gjë e tillë u dhëmb të gjithëve. Nga ana tjetër nuk mungojnë hedhjet publike të fajit recirpokisht sa tek njëri, tek tjetri. Secili ngre gishtin tregues kundër "egoizmave kombëtare". Në një kohë që do të duhej që për hir të së vërtetës të thuhej, se është fjala për "egoizmat e mbijetesës politike". Politikanët që premtojnë për të paguar në të ardhmen, shpesh herë rrezikojnë të ndëshkohen nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet pasuese.

Por edhe vetëkritika qysh prej disa vjetësh ka hyrë në modë, kryesisht pas dështimit të referendumeve për kushtetutën. Pranohet se është nelgizhuar kontakti me qytetarët. Tani ka një udhëzues në Komisionin e Brukselit, që sqaron, se si mund të informohen më mirë dhe të involvohen më shumë se deri më sot qytetarët në marrjen e vendimeve. Por a ka efekt kjo? Kur u hartua prjektkushtetuta, qytetarët e BE-së mund të jepnin mendimin e tyre. Madje francezët dhe holandezët që duhej të votonin për të i kishin me bollëk ekzemplarët nëpër duar për t´i lexuar.

Refuzimi i tyre nuk kish të bënte me pasigurinë, por me frikën, nga papunësia dhe sistemet sociale dhe ato të pensioneve që kanë filluar të shemben. Kjo frikë rritet më shumë me çdo vend të dobët financiarisht që mund të pranohet si antar i ri në BE. Kundër kësaj nuk ndihmojnë broshurat sqaruese, por konceptet ekonomike, që sot mugnojnë.

Eshtë mëse e qartë: në BE mbizotëron paaftësia. "Pushimi i vendosur për t´u menduar" për ripërtëritjen dhe për pranime të reja, deri tani po rezulton si një aksionizëm kozmetik. Fakti që tani jo vetëm konservatorët, por edhe vet socialistët në Parlamentin Evropian po përdorin frenat ndaj kandidatëve të ardhshëm për antarësim, nuk është rrugëdalje.

  • Data 17.03.2006
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBj
  • Data 17.03.2006
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBj