1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE-ja nuk do të flasë me një zë rreth pavarësisë së Kosovës

18 Shkurt 2008

Një shumicë e madhe, por jo të gjithë anëtarët e BE-së do të shprehen për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

https://p.dw.com/p/D9Mh
Pamje nga takimi i MPJ të BE-së rreth Kosovës, zhvilluar më 18.02.08 në Bruksel
Pamje nga takimi i MPJ të BE-së rreth Kosovës, zhvilluar më 18.02.08 në BrukselFotografi: AP

Gjermania do ta njohë Kosovën, por jo sot, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin.

Ministri i jashtëm spanjoll, Miguel Moratinos, e refuzon pavarësinë e Kosovës. "Qeveria e Spanjës nuk do ta njohë aktin unilateral të parlamentit kosovar, sepse ne nuk besojmë, që i korrespondon së drejtës ndërkombetare."

Ashtu si edhe Rumania, Sllovakia, Qiproja apo Greqia dhe Spanja ka dyshime se rasti i Kosovës mund të bëhet shembull i keq për pakicat në vendin e saj. Ky grup i shteteve të BE-së do të vazhdojë ta trajtojë këtë shtet të Ballkanit fillimisht si pjesë të Serbisë, që ndodhet nën administratën e UNMIK-ut që prej vitit 1999.

Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Dimitri Rupel, vendi i të cilit ka drejtimin e këshillit të ministrave tha se gjeja më e rëndësishme është që BE-ja vendosi njëzëri për dërgimin e 1800 policëve, juristëve dhe nëpunësve në Kosovë. Përveç kësaj një përfaqësues i lartë i BE-së do ta mbikqyrë dhe do ta drejtojë në rrugën e duhur pavarësinë. Këtë e aprovoi parlamenti i Kosoves. "Njohja nuk është çështje e BE-së si e tillë, por këtë e bën çdo shtet anëtar më vete, sipas vlerësimit. Si e shoh unë një sërë shtetesh anëtare do ta njohë Kosovën." – tha Rupel.

Ministri i jashtëm francez Bernard Kouchner nuk mendon, se BE-ja është e dobësuar nga përçarja në lidhje me njohjen dhe lindjen e shtetit të ri: "Unë përkundazi mendoj, se është një sukses i madh për Evropën, për kosovarët dhe me siguri, që nuk është humbje për Serbinë, me siguri që jo." – tha Kushner.

Megjithë kërcënimet nga Beogradi, për të kufizuar marrëdhëniet diplomatike BE-ja nuk do ta shkëpusë kontaktin me qeverinë serbe. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se është mirë, që procesi i shpërberjes së ish-Jugosllavisë të përfundojë me krijimin e Kosovës. "Prandaj unë përshëndes, që si qeveria në Kosovë ashtu edhe qeveria në Serbi kanë theksuar se duhet hequr dorë nga ushtrimi i dhunës dhe kjo do të mbetet kështu ditet e ardhshme."