1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE-ja kërkon ta ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike

Christoph Hasselbach30 Janar 2007

Kërkesat për ta ndaluar pirjen e duhanit në vende publike po shtohen nga dita në ditë. Edhe Komisioni Evropian i mbështet këto kërkesa.

https://p.dw.com/p/Ar8z
Fushatë e BE-së kundër duhanit
Fushatë e BE-së kundër duhanitFotografi: AP

Çdo vit në Bashkimin Evropian vdesin rreth 80.000 njerëz si pasojë e pirjes së duhanit në mënyrë pasive. Rreziku për një njeri që nuk pi duhan, por që bashkëjeton me një duhanpirës, që të sëmuret nga zemra, është 25 -30 përqind më i lartë se tek të tjerët.

Shtetet antare të BE-së mund ta sqarojnë çështjen e pirjes së duhanit në ambiente publike në mënyrë interne. Disa prej tyre, si Irlanda dhe Italia e kanë ndaluar madje pirjen e duhanit në të gjitha ambientet publike. Ndërkohë në disa shtete të tjera vazhdojnë debatet e zjarrta mbi këtë temë.

Kominsioneri i BE-së për shëndetin dhe ambientin, Markos Kyprianou është i kënaqur:"Unë ndjehem shumë pozitiv nëpërmjet këtij diskutimi. Madje edhe në një vend si Gjermania, e cila deri tani vlerësohej si parajsa e duhanpirësve, ekziston ndërkohë një debat mbi mundësitë e ndalimit të pijres së duhanit."

Por në Gjermani kjo temë është e ndërlikuar, për shkak të sistemit federalist. Landet e veçanta janë përgjegjëse për restorantet dhe klubet, e jo qeveria. Kjo është edhe arsyeja përse ideja për ta ndaluar me ligj pirjen e duhanit në Gjermani dështoi - secili land gjerman e sheh këtë temë ndryshe. Por tani, ata që e mbështesin këtë plan, gëzojnë edhe mbështetjen e Brukselit.

Por hapat që po ndërmerren në bazë kombëtare, janë të pamjaftueshme për Kyprianoun. Ai kërkon që në të gjithë Evropën të vlejë i njëjti ligj për mbrojtjen e ambienteve publike nga tymi i duhanit. Në rast se shtetet antare të BE-së nuk do t´ja dalin mbanë, komisioneti Kyprianou ka paralajmëruar se do të veprojë me një iniciativë të Komisionit. Sepse Komisioni Evropian është përgjegjës për mbrojtjen në vendin e punës dhe mund të ushtrojë kështu presion në vendet e punës apo në klubet ku pihet duhan.

Komisioneri i BE-së për shëndetin dhe ambientin ofroi edhe veten si shembull. Përpara shumë vitesh, ai nuk e morri postin që drejton tani, öikërisht sepse pinte shumë duhan: "Kam pirë 3 paketa në ditë. Pra kur munda ta lë unë, mund ta lërë çdo njeri. Duhet marrë vetëm vendimi i duhur politik. Prandaj u ofrojmë në fushatat tona për shëndetin ndihmë atyre njerëzve që duan ta lënë cigaren. Pra meqënëse i njoh të dyja anët, jam më i besueshëm kur them se duhani duhet lënë dhe mund të lihet pa problem."