BE-ja e shqetësuar për ecurinë e zgjedhjeve në Nigeri | Bota | DW | 22.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

BE-ja e shqetësuar për ecurinë e zgjedhjeve në Nigeri

Një ditë pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Nigeri grupi më i madh i vëzhguesve në këtë vend është shprehur për përsëritjen e votimeve. Gjatë votimeve të së shtunës ka pasur parregullësi dhe manipulime masive, ka vënë në dukje Transition Monitoring Group.

default

BE-ja është shprehur me shqetësim për ecurinë e zgjedhjeve në Nigeri. Parregullësitë dhe dhuna të bëjnë të dyshosh, që jo të gjithë nigerianët me të drejta vote kanë qenë në gjendje të votojnë, sepse ata kanë pasur frikë, deklaron presidenca gjermane e BE-së. Shefi i grupit të vëzhguesve të BE-së, Maks fan den Berg (Max van der Berg) bën fjalë për mungesë të fletëve të votimit dhe manipulime. Fan der Berg shprehu shqetësim edhe për mënyrën se si veprohet në Nigeri: "Përse jo në kohë? Përse duhej që fletët për votimet presidenciale të transportoheshin pikërisht një natë përpara votimit dhe përse ato janë shtypur në Afrikën e Jugut?"

Në shumë pjesë të vendit votimet nisën me vonesa të mëdha e madje në disa zona as nuk janë zhvilluar fare. Në disa raste janë vjedhur arka të tëra me vota. Votimet u shoqëruan nga dhuna. Në kryeqytetin Abuxha të shtunën dështoi një atentat kundër komisionit qendror të zgjedhjeve. Një tjetër atentat dështoi të premten në mbrëmje ndaj guvernatorit të shtetit jugor Kayelsa. Në shteti verior Nasarava të shtunën u vranë disa policë që shoqërinin materialin zgjedhor. Edhe përpara zgjedhjeve ka pasur shpërthime dhune, si pasojë kanë gjetur vdekjen mbi 50 vetë.

Mbi 60 milionë zgjedhësve u ish bërë thirrje që të japin votën për të zgjedhur pasardhësin e presidentit Olusegun Obasanjo dhe parlamentin e ri. Rezultatet priten të shpallen të hënën gjatë ditës. Si favorit konsiderohet guvernatori i shtetit Kastina, 56 vjeçari Umaru Yar´Adua i mbështetur nga presidenti aktual Obasanjo.

  • Data 22.04.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIp
  • Data 22.04.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArIp
Reklamë