BE- ja e inkurajuar nga anagazhimi i qeverisë shqiptare | Politika | DW | 25.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

BE- ja e inkurajuar nga anagazhimi i qeverisë shqiptare

Olli Rehn përshëndeti hapat pozitive që ka ndërrmarrë qeveria shqiptare. Ndërkohë ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj theksoi, se pavarësia e Kosovës mbetet kriter i panegociueshëm për qeverinë shqiptare

Yjet simbol të BE-së

Yjet simbol të BE-së

Komisioneri i Bashkimit Europian Olli Rehn u shpreh pas takimit që ai zhvilloi me ministrin e jashtëm shqiptar Besnik Mustafaj se BE-ja është e inkurajuar nga mënyra për gjithësisht e qetë e mbajtjes së zgjedhjeve atje si dhe nga angazhimi i qeverisë së re për të luftuar korrupsionin.
Ajo që ra në sy në konferencën e shtypit që pasoi bisedimet ndërmjet ministrit të jashtëm shqiptar Besnik Mustafaj dhe komisionerit për zgjerimin Olli Rehn ishin tonet e ndryshme të përdorura rreth së ardhmes së marrëveshjes së asocim - stabilitetit. Olli Rehn u tregua shumë i përmbajtur në deklaratat e tij, madje ai asnjëherë nuk pranoi të shprehej rreth një date të saktë të përfundimit të tyre. Nga ana e tij ministri Mustafaj u përpoq të jepte një tabllo më optimiste.

Komisioneri i BE-së pasi pranoi, se kohët e fundit Shqipëria kishte bërë disa përparime në përmbushjen e kritereve të marrëveshjes së asocim - stabilitetit, e vuri theksin edhe një herë tjetër në ato kërkesa që BE-ja ia kishte paraqitur me kohë edhe qeverive socialiste, siç janë efektiviteti i administratës, lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit etj.
Mënyra relativisht e qetë e zhvillimi të zgjedhjeve të fundit si dhe angazhimi i qeverisë për të luftuar korrupsionin, kriminalitetin etj, pa dyshim që do të gjejnë një jehonë pozitive edhe në raportin që Komisioni Europian do të publikojë për Shqipërinë më 9 nëntor, - premtoi Rehn.

Nga ana e tij ministri i jashtëm shqiptar u dallua dukshëm nga parardhësit e tij për qëndrimin e qartë dhe pa ekuivoke që ai mbajti ndaj zgjidhjes së statusit të Kosovës. Duke shprehur opinionin e qeverisë së tij, Mustafaj deklaroi se pavarësia duhet të jetë një kriter i panegociueshëm, njëlloj si mosndarja e Kosovës, apo garancia totale për të gjitha pakicat që jetojnë atje. Kryediplomati shqiptar kërkoi megjithatë ruajtjen e një pranie ndërkombëtare në Kosovë edhe pas njohjes së pavarësisë, dhe kjo prani përbën sipas tij, pavarësinë e kushtëzuar.

Sot në ora 16. 30 Mustafaj do të pritet nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Havier Solana. Situata në rajon do të jetë në qendër të këtij takimi.


  • Data 25.10.2005
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqst
  • Data 25.10.2005
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqst