BE-ja e gatshme t´i rivendosë kontaktet e saj me palestinezët | Evropa | DW | 31.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE-ja e gatshme t´i rivendosë kontaktet e saj me palestinezët

BE-ja është e gatshme t´i rivendosë kontaktet e saj me palestinezët. Ministrat e jashtëm të BE-së vendosën të shtunën gjatë takimit të tyre në Bremen se do të bashkëpunojnë me ata antarë të kabinetit të ri qeveritar palestinez, që nuk bëjnë pjesë në organizatën e Hamasit.

Margaret Beckett, ministrja e jashtme e Britanisë së Madhe

Margaret Beckett, ministrja e jashtme e Britanisë së Madhe

I ngarkuari i BE-së Javier Solana ka kontaktuar zyrtarë të lartë iranianë, për të kërkuar lirimin e 15 ushtarëve britanikë që janë arrestuar atje. Por deri tani Teherani nuk ka dhënë përgjigje. Ministrat e jashtëm në Bremen ishin sërish të preokupuar mbi zhvillimet në Iran, i cili nuk heq dorë nga kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për ta ndryshuar politikën e tij bërthamore. Frank-Valter Steinmeier, ministri i jashtëm gjerman dhe presidenti i Këshillit të BE-së, i bëri thirrje Iranit që të bashkëpunojë:

"Ne duam një sjellje konstruktive jo vetëm në konfliktin bërthamor por edhe për zgjidhjen e konfliktit për lirimin e 15 marinsave britanikë. Shpresoj të arrijmë një zgjidhje dhe sigurisht që mbajmë anën e Britanisë së Madhe."

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Lindjen e Afërt e lavdëroi qëndrimin e qartë të ministrave të jashtëm. BE-ja ka kërkuar lirimin pa kushte të ushtarëve, të cilët, sipas Iranit, kanë hyrë në mnëyrë ilegale në ujrat territoriale iraniane. Por qeveria britanike e hedh poshtë këtë deklaratë.

Ndërkohë konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve ishte tmeë tjetër bisedimesh mes ministrave të jashtëm të BE-së. Javier Solana, i ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme, tha se krijimi i një qeverie kombëtare mes Hamasit radikal, Fatahut të qetësuar dhe plani për paqe i Ligës Arabe janë një bazë e mirë:

"Kjo nuk do të thotë se nesër do të ketë paqe në rajon, por besoj se po krijojmë një dinamikë që mund të na çojë në zgjidhjen e konfliktit që po na preokupon prej kaq shumë kohësh tashmë."

Më tej Solana theksoi:
"Ne nuk duam të administrojmë krizën por të zgjidhim konfliktin si të tillë."

BE-ja, e cila bën pjesë në Kuartetin për Lindjen e Afërt së bashku me SHBA-s dhe Rusinë, do të bëjë ç´është e mundur. Ministra të veçantë të Fatahut apo ministra që nuk janë antarë të ndonjë partie dhe që e pranojnë ekzistencën e Izraelit, mund të konsiderohen si partnerë bisedimesh . pas 1 viti bojkotimi total, tha ministri i jashtëm gjerman Steinmeier:

"Por ne themi gjithashtu se nuk do t´ua mohojmë kontaktin atyre antarëve të qeverisë që punojnë sipas përfytyrimeve të Kuartetit për Lindjen e Afërt."

Por sidoqoftë fondet për zhvillimin e rajoneve palestinezë që u ngrinë pas fitores së Hamasit, nuk do të hapen ende sërish. BE-ja e lavdëroi planin për paqe të Ligës Arabe, sipas të cilit trupat izraelite do të tërhiqen nga Jordani Perëndimor, refugjatët palestinezë do të kthehen në rajonin e tyre dhe të djya vendet do të jenë shtete me të drejta të barabarta. Por Izraeli nuk e pranon planin e Ligës Arabe.

  • Data 31.03.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8Q
  • Data 31.03.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8Q