1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE e shtyn marrjen e vendimit lidhur me kushtetutën

Ch Hasselbach16 Qershor 2006

Qeveritë e BE e kanë venë veten në tension. Deri në vitin 2008 duhet të kenë vendosur se si do të veprojnë në lidhje me kushtetutën. Koha nuk pret, sepse të tjera shtete kerkojnë të pranohen. Kushtetuta në fakt duhej të siguronte efektivitetin e BE-së, që po bëhet gjithnjë e më i madh. Por që kur francezet dhe hollandezet thanë jo ky projekt ka një të ardhme të paqartë.

https://p.dw.com/p/ArAs
Wofgang Schüssel dhe Angela Merkel
Wofgang Schüssel dhe Angela MerkelFotografi: AP

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se zgjerimet e metejshme do ta detyrojnë BE-në për reforma.
"Dhe atëherë do të tregohet, se BE ka nevojë për reforma, sepse me 27 shtete anëtare nuk kemi kushtetutën që na nevojitet, për të qenë në gjendje të veprojmë me të vertetë. Dhe ky presion është i domosdoshëm, dhe besoj, se do të na japë flatra për të arritur diçka."
Kohën ndërmjet, qeveritet duhet ta shfrytezojnë në dy mënyra, thotë kancelari austriak dhe presidenti i rradhës, Wolfgang Schüssel: "Besoj se kjo është shumë e rëndësishme që ne në njërën anë të vazhdojmë procesin e ratifikimit, të japim një impuls shtesë në presidencën gjermane, që më së voni në pjesën e dytë të 2008 do të shkojë drejt një vendimi përfundimtar, dhe në të njëjtën kohë të nisim menjëherë me Evropën e projekteve, të rezultateve."


Keto projekte, si në sferen e mbrojtjes së mjedisit, të migracionit apo të furnizimit me energji, duan t´u tregojnë qytetareve të lodhur nga Evropa, që BE është për ta relevant.
Por oponioni publik nuk ka nevojë të bindet për domosdoshmërinë e një kushtetute. Shumë evropianë janë të shqetesuar për rritjen e numrit të anëtareve të rinj dhe do ta kishin ndaluar me gjithë qejf procesin e zgjerimit. Presidenti i komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso u premton të dyja palëve diçka, popullsisë në vendet e vjetra të BE-së dhe vendeve të cilat duan të bëhen anëtare.
"Ne i mbajmë të gjitha premtimet ndaj vendeve që kanë dëshirë të pranohen. Në të njëjtën kohë ne kemi parasysh shqetesimet për hapësirën dhe shpejtësinë e zgjerimit."

Se si do të bëhet, mbetet enigmë. Cështja e kushtetutës dhe çështja e zgjerimit janë të lidhura shumë ngushtë me njëra-tjetrën. Në të dyja pikat në moment nuk duket zgjidhje. Samiti ka sjellë së paku një vendim të dukshem: Sllovenia ka marrë dritë të gjelber për euron, që do të hyjë në këtë vend me një janar 2007.