1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE duhet të kursejë energji

12 Nëntor 2010

BE synon që deri në 2020 të ulë shpenzimet e energjisë me 20 për qind. Por Komisioneri Günther Oettinger thotë se sipas gjendjes së sotme, shpenzimet mund të ulen vetëm deri me 9 %. Ai paraqiti një strategji të re.

https://p.dw.com/p/Q6Oy
Günther OettingerFotografi: picture-alliance/dpa

Ka gati dhjetë vjet qëkurse ekziston tregu i brendshëm evropian. Kufijtë e shteteve anëtare të BE-së nuk duhet të luajnë ndonjë rol në shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve. Por kjo nuk vlen sa i përket furnizimit me energji, që është malli më i rëndësishëm për industrinë dhe konsumatorët, theksoi Komisioneri Günther Oettinger.

"Prandaj në strategjinë tonë të re pesëvjeçare, do të gjithçka është brenda mundësive tona në mënyrë që edhe për këto mallra në tregun e brendshëm të vlejnë rregulla të ngjashme si për mallrat ushqimore, tekstilet, autoveturat dhe shërbimet e ndryshme, të cilat në tregun e brendshëm të Evropës prej kohësh janë bërë një realitet që funksionon", pohon ai.

Monopoli në treg

Konkurrencën në këta sektorë e pengojnë monopolet. Mungesa e konkurrencës në disa vende si Gjermania, Franca apo Italia, ka bërë që çmimet të jenë të larta. Por Oetinger mendon se problemet janë të shumëllojshme.

Günther Oettinger
Duam apo s'duam të jemi seriozë?!Fotografi: picture-alliance/ dpa

"Në qoftë se duamseriozisht një furnizim të mirë, në qoftë se duam të kemi një treg të brendshëm të përbashkët dhe nëse duam integrimin e sektorit të energjive alternative - siç janë era në Veri dhe dielli në Jug - atëherë insfrastrukturën evropiane nuk e pengon asgjë", thotë ai.

Nevoja për vendet e treta

Në rrjetet e tilla duhet të futen edhe vendet fqinje të BE-së. Oettinger mendon se për përçuesit nga Gjiri Kaspik apo energjinë diellore nga veriu i Afrikës, BE-ja duhet të ndërtojë rrjete të përbashkëta me vendet e treta. Evropa nuk është shumë larg prej tyre. Oettinger mendon se ka nevojë për investime të reja në dhjetë vitet e ardhshme, në një vlerë marramendëse prej një bilion, që do të thotë një mijë miliardë euro. Kjo do të ndikonte edhe në ngritjen e çmimin të energjisë.

Windkrafträder auf einem Feld in der Eifel bei Gemünd Nordrhein-Westfalen
Mullinj ere në një fushë në Eifel, landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë.Fotografi: AP

"Në fund të fundit, konsumatorëve duhet t'u themi se duhet të paguhet një shumë e caktuar për investime afatgjata në infrastrukturë. Në 20 vitet e ardhshme duhet të investohet trefishi i deritanishëm për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e rrjeteve të reja, në qoftë se duam të arrijmë qëllimet tona në sektorët e energjisë dhe ekologjisë", theksoi Oettinger.

Ai beson se po realizohen mirë qëllimet për energji alternative dhe reduktimin e emetimit të CO2, por Evropa edhe më tej ka probleme në furnizimin me energji. Oetinger do të propozojë masa të reja për investime dhe shpenzime më racionale.

Autor: Christoph Hasselbach/Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani