1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE do të presë përfundimin e procesit zgjedhor në Kosovë

16 Dhjetor 2010

Bashkimi Evropian ka reaguar i përmbajtur ndaj kërkesës së opozitës në Kosovë për përsëritjen e zgjedhjeve parlamantare.

https://p.dw.com/p/QdAD
Fotografi: AP

"Ne presim që të mbyllet procesi zgjedhor", tha një zëdhënëse e ministres së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton këtë të enjte në Bruksel.

"Aktualisht procesi zgjedhor është në vijim dhe ne do të presim rezultatin përfundimtar përpara se të themi më shumë. Ka rregulla dhe procedura, që duhen ndjekur", deklaroi zëdhënësja.

Ashton pak pas zgjedhjeve pati deklaruar se shpresonte në krijimin "sa më shpejt" të një kabineti të ri qeveritar në Kosovë. Por kjo nuk do të thotë që BE ka këshilluar ndonjë afat, tha zëdhënësja e Ashton.

LDK-ja, e cila rezultoi e dyta në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ka kërkuar përsëritjen e tyre për shkak të "manipulimeve masive" të votave.

Autor: Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama