1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE dhe afera e CIA-s

Bernd Riegert11 Janar 2006

Kush mban përgjegjësi për burgjet e CIA-s në Evropë?

https://p.dw.com/p/ArCK
Avionë të CIA-s në Evropë
Avionë të CIA-s në EvropëFotografi: dpa

Që CIA ka në Evropë burgje të fshehta, nuk është dëshmuar dot deri tani. Tani një gazetë zvicerane ka përpara një faks që verteton ekzistencën e tyre. Komisari i BE-së për drejtësinë Franko Frattini theksoi dje kerkesën për sanksione të forta, n.q.se. keto akuza vertetohen. Por kush përgjegjës për burgjet e CIA-s në Evropë?

Njoftimet e fundit nga burimet egjiptiane për gjoja burgje të shërbimit të fshehtë amerikan në Evropë komisari i BE-së për çështjet juridike, Franco Fratini i mori vesh si shumica e qytetarëve evropianë nga gazeta apo nga lajmet e radiove. BE nuk është përgjegjës për të kontrolluar aktivitetet e CIA-s në shtetet e tij anëtare, apo kandidate për anëtarësim, tha zëdhënësi i Frattinit Friso Abbing: "Ne nuk kemi një ligj të qartë të përcaktuar në marrëveshjen e BE-së. Respektimi i të drejtave të njeriut u është lënë në dorë shteteve anëtare, por n.q.se ata shkelin konventën evropiane të të drejtave të njeriut, atëherë merr përgjegjësinë Këshilli i Evropës, i cili duhet të nisë hetimet."

Këshilli i Evropës me seli në Straßburg nuk është organ i BE-së, por një bashkësi e disa shteteve, që kontrollon më shumë konventën evropiane të të drejtave të njeriut dhe konventën për ndalimin e torturave. Në Këshillin e Evropës bëjnë pjesë 46 shtete, ndër to Rumania, Bullgaria, Maqedonia, Ukraina dhe Serbia dhe Mali i Zi, pra krahas Polonisë të gjitha ata shtete, në të cilat gjoja paska burgje dhe qëndra të marrjes në pyetje.

Këshilli i Evropës ka vendosur një hetues të vetin, zviceranin Dick Marty, i cili në fund të janarit do të paraqesë një raport. Teorikisht të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës janë të obliguara, që të bashkëpunojnë me Dick Martyn. Por sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Terry Davis, kritikon psh autoritetet në Kosovë, të cilat siç duket ia kanë ndaluar në mënyrë arbitrare komitetit kunder torturës të Këshillit të Evropës hyrjen në burgje. Terry Davis supozon, se edhe trupa nderkombetare e paqes në Kosovë duhet të jetë e involvuar në to.

N.q.se Këshilli i Evropës dëshmon bashkëpunim të Polonisë, Rumanisë, apo Bullgarisë me operacionet e paligjshme të CIA-s, BE do të reagonte me dënime të ashpra. Këtë e deklaroi komisari i BE-së për çështjet e drejtësisë Franco Frattini që në muajin nëntor: "N.q.se. do të ketë dëshmi, që një anëtar apo një vend kandidat lejon, apo ka lejuar kampe, apo burgje të ngjashme në territorin e tij, të cilat nuk i plotësojnë standartet për trajtimin e të burgosurve, atëherë do të ishim të detyruar, që të konstatojmë shkelje serioze të marrëveshjeve të BE-së"

Deri tani pozicioni zyrtar i BE-së është se u besojmë pergenjeshtrimeve nga Sofia, Varshava, apo Bukureshti, thotë Friso Abbing, zëdhënësi i komisionit të BE-së: "Ne duhet të gjejmë fakte. Dhe këtë pikë nuk e kemi arritur ende." Në sqarim parlamenti evropian mund të jetë aktori i tretë. Deputetet evropianë javën e ardhshme do të vendosin një komision special, i cili do të merret me gjoja burgjet speiciale, rrëmbimet, torturat e të dyshuarve për terrorizëm në territorin e BE-së. Një komision të vertetë parlamentar me fuqi hetimi, parlamentarët nuk do ta ngrenë dot, sepse BE për keto çështje, siç u tha më lart, nuk është përgjegjes në kuptimin e vërtetë juridik të fjalës.