BE: Aneksimi rus i paligjshëm – SHBA reagon me sanksione | Bota | DW | 30.09.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

BE: Aneksimi rus i paligjshëm – SHBA reagon me sanksione

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së e hodhën poshtë si të paligjshëm aneksimin rus të katër rajoneve ukrainase. Ndërsa Uashingtoni deklaroi sanksione të reja ndaj Rusisë.

"Ne nuk do ta njohim kurrë këtë aneksim ilegal", thuhet në një deklarim të përbashkët. "Këto vendime janë zero dhe të pavlefshme dhe nuk mund të kenë asnjë asnjë efekt ligjor." Rusia me këtë ka vënë në rrezik sigurinë globale. Njëkohësisht kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së theksuan, se mbështesin integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës pas asnjë mëdyshje.

SHBA reagoi me sanksione të reja. Rusia do të përballet me „kosto të shpejta dhe të larta" për „ankesimin e gënjeshtërt dhe antiligjor” të rajoneve të Ukrainës, deklaroi Shtëpia e Bardhë. Sanksionet e reja ndër të tjera do të prekin politikanë dhe përfaqësues ushtarak rus. Përveç kësaj SHBA bashkë me partnerët në grupin e vendeve të industrializuara G7 kërcënoi me pasoja ndaj shteteve që mbështesin planet ruse të aneksimit.

rb/nob/jj/ww/mak/ack (dpa, afp, rtr, ap)