BDI vendos nesër mbi tërheqjen e deputetëve nga parlamenti | Ballkani | DW | 26.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

BDI vendos nesër mbi tërheqjen e deputetëve nga parlamenti

Anashkalimi i njëpasnjëshëm i propozimeve te BDI-së në Parlament ka motivuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti të marrë vendim për tërheqjen e deputetëve nga punimet e parlamentit

Poster i fushatës elektorale, BDI

Poster i fushatës elektorale, BDI

Partia më e madhe opozitare shqiptare BDI e ka humbur durimin nga majorizimi në vazhdimësi nga partitë në pozitë në Parlamentin e Maqedonisë kur bëhet fjalë për miratimin e ligjeve. Anashkalimi i njëpasnjëshëm i propozimeve te BDI-së në Parlament, në gjashtë muajt e parë të funksionimit të përbërjes së re parlamentare ka motivuar kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti të marrë qëndrim për tërheqjen e deputetëve nga punimet e parlamentit.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni Ervan Fuere, ka zhvilluar një takim me zotin Ahmeti me qëllim për ta bindur për anët negative të këtij vendimi. Bojkotimi nuk është zgjidhje e problemit thot ambasadori Ervan Fuere.

“Nëse deputetët e BDI-së bojkotojnë punimet e parlamentit atëherë do të pendohen shumë. Me këtë veprim proceset në Maqedoni do të kthehen prapa, ndërsa vendi duhet të shkojë para,” vlerëson ambasadori Fuere.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, thotë se disa herë në tryezen e bisedimeve ka propozuar axhenda konkrete për avancimin e proceseve të gjithmbarshme në Maqedoni .“Ne i dhamë shansin partive që morrën përsipër t'i çojnë proceset para. U përpoqëm të japim kontributin tonë konstruktiv, mirpo mungesa e vullnetit të partive në pozitë mungonte. Jemi të detyruar që t'i tërheqim deputetët nga punimet e parlamentit”.

Me daljen e deputetëve të opozitës shqiptare nga parlamenti rrezikohet miratimi i të gjitha projekteve ligjore të cilat duhet të votohen me shumicë të dyfishtë, sipas parimit të Badenterit. “Mendoj se kjo do të ketë pasoja dhe duhet të shqetësohen të gjitha partitë politike dhe jo të bëhet shaka siq bëri kryeministri Gruevski”. Vlerëson Ali Ahmeti.

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Maqedoni, në takimin me kabinetin e kryeministrit Gruevski kanë ritheksuar domosdoshmërinë e dialogut politik midis pozitës dhe opozitës “Qeverinë dhe BDI-së e kemi inkurajuar për zhvillimin e dialogut politik. Të gjitha partitë politike kanë për obligim që veprimin e tyre ta zhvillojnë në parlament”, ka deklaruar ambasadori i britanisë Robert Çaterton Dikson.

BDI ka paralajmëruar se nesër do të marrë qëndrimin përfundimtar për tërheqjen e deputetëve nga parlamenti, ndërsa partia tjetër opozitare PPD tani me i ka tërhequr deputetët nga parlamenti.

  • Data 26.01.2007
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZI
  • Data 26.01.2007
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZI
Reklamë