1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkimi Evropian përgatitet për pas - pavarësisë së Kosovës

Viron Gjymshana, Bruksel15 Shkurt 2008

BE-ja është në fazat e të fundit të përgatitjeve për të vepruar me shpejtësi dhe bashkëveprim të plotë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Deri të hënën duket se nuk pritet asnjë vendim ose deklararatë e rëndësishme.

https://p.dw.com/p/D85t
Flamujt e vendeve antare të BE-sëFotografi: AP
Përfaqësuesi i presidencës sllovene pranë Bashkimit Evropian, ambasadori Igor Sençev, pohoi se vendet anëtare të BE-së kanë filluar një proces heshtjeje deri të hënën. Të hënën (18.02) në Bruksel do të mblidhen ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian. Diplomatët europianë nuk e fshehin se kryetema e takimit të së hënës do të jenë kryesisht masat që duhet të marrë BE-ja pas shpalljes së pavarësisë. Ammbasadori slloven e bëri të qartë se nuk do të ketë një njohje në bllok të poavarësisë së Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian të hënën apo në ditët në vijim edhe për shkak të kundërshtimit të disa prej vendeve të saj anëtare ndaj kësaj pavarësie. Por ajo që pritet të ndodhë të hënën do të jetë një deklaratë e presidencës sllovene të Bashkimit Evropian në fund të mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së. Igor Sençar pohoi se do të jenë shtetet anëtare të BE-së që do ta njohin në mënyrë individuale dhe në kohë të ndryshme pavarësinë. Vendimi kryesor që pritet të marrë BE-ja të hënën do të jetë zëvendësimi i misionit të UNMIK-ut nga ai i BE-së, i niohur si EULEX. Por ky zëvendësim nuk do të jetë automatik dhe do të kërkojë rreth 120 ditë kohë, - u bë e ditur në Bruksel. Po ashtu u bë e njohur se fillimi i këtij procesi pritet të ngjasë të shtunën ose të dielën, kur të kenë përfunduar formalitetet zyrtare dhe të jenë hedhur edhe firmat e fundit në dokumentet e karakterit juridik dhe politik që kanë mbetur ende pa u nënshkruar. Kështu që të hënën ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të përqëndrohen tërësisht në detyrat dhe kommpetencat e misionit të BE-së në Kosovë, dhe në po të njëjtën ditë disa nga vendet anëtare të BE-së, pas këshillimeve që do të mbahen në Bruksel, pritet të shpallin njohjen e pavarësisë së Kosovës.