Bashkimi Evropian nuk do të heq embargon e armëve ndaj Kinës | Bota | DW | 16.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bashkimi Evropian nuk do të heq embargon e armëve ndaj Kinës

Bashkimi Evropian e ka të vështirë. A duhet të heq embargon e armëve ndaj Kinës dhe nëse po, kur? Në këtë pyetje të premten në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian nuk deshi të përgjigjej asnjë prej të pranishmëve

Komisionerja e BE-së, Benita Ferrero-Valdner

Komisionerja e BE-së, Benita Ferrero-Valdner

Komisionerja e jashtme e Bashkimit Evropian Benita Ferrero-Valdner sqaroi shkurt se:

"Një heqje të parakohshme nuk mund ta paramendoj", tha Valdner.

Ndërkaq ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher lidhur me këtë çështje u shpreh se:

"Këtë nuk e di. Kjo, mendoj unë varet prej asaj se kur do të arrihet një konsensus i cili varet nga lëvizjet e palës së Pekinit para së gjithash në çështjet e pakteve të të drejtave të njeriut, evitimin paqësor të mosmarrëveshjeve dhe të drejtat e njeriut", nënvizoi Fisher.

Luksemburgu, i cili është kryesues i radhës së Bashkimit Evropian përpiqet për çdo rast që t`i përmbahet planit kohor të përcaktuar në dhjetor të vitit të kaluar nga kryetarët dhe kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas këtij plani gjatë muajve të ardhshëm gjendja duhet të analizohet gjerësisht në mënyrë që kryetarët dhe kryeministrat e BE-së të kenë mundësi të marrin një vendim në muajin qershor për apo mosheqjen e embargos së armëve ndaj Kinës. Presidenti i radhës së BE-së, ministri i jashtëm i Luksemburgut Jean Aselborn tha:

"Ne do të bëjmë krejt çka është e mundur që diskutimi të vazhdoj në mënyrë që këtë mandat të cilin e kemi, deri në qershor, si të them ta përmbushim. Por kjo natyrisht se nuk do të bëhet me çfardo çmimi. Ekzsitojnë kushte të cilat duhet të përmbushen", sqaroi Asselborn.

Përderisa Kina nuk përpiqet për respektimin e të drejtave të njeriut dhe siç thuhet nga ana e Komisionit Evropian nuk ka nënshkruar të paktën konventat e Kombeve të Bashkuara për të drejtat civile dhe politike nuk do të ketë as unitet në Bashkimin Evropian për dhënjen fund të sanksioneve kundër Kinës.

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder dhe presidenti francez Zhak Shirak janë për heqjen e menjëhershme të embargos por shtetet tjera, para së gjithash Britania e Madhe janë ende skeptike. Kjo ka të bëj me shkeljen e të drejtave të njeriut por edhe me kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj planeve evropiane. Komisionerja e jashtme e Bashkimit Evropian Ferrero-Valdner:

"Nuk do të duhej që çështja e emragos së armëve tani të jetë çështja e vetme që do të lënte në hije krejt marrdhëniet tona. Besoj se do të jetë e drejtë që për Azinë ne të zhvillojmë një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku natyrisht nuk përjashtohet as Kina, ku çështjet e sigurisë dhe politikës duhet të luajnë një rol të madh", nënvizoi Valdner.

  • Data 16.04.2005
  • Autor Karla Sapok
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPi
  • Data 16.04.2005
  • Autor Karla Sapok
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPi
Reklamë