Bashkimi Evropian ndodhet në krizë të thellë | Evropa | DW | 20.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bashkimi Evropian ndodhet në krizë të thellë

Që prej mospranimit të kushtetutës evropiane nga Franca dhe Hollanda, BE ndodhet në krizë të thellë. Qytetarët evropianë nuk kanë më besim tek BE-ja.

Punë sociale në Gjermani

Punë sociale në Gjermani

Bashkimi Evropian ndodhet në një krizë të thellë që prej mospranimit të kushtetutës evropiane nga Franca dhe Hollanda. Shumë politikanë kanë shprehur shqetësimin se qytetarët evropianë nuk kanë më besim tek BE-ja. Shefat dhe kryetarët e shteteve të BE-së do të mblidhen të enjten e ardhshme në një takim jozyrtar për të biseduar mbi një model social evropian të përshtatshëm. Komisari i BE-së Jose Manuel Barroso, i cili do të marrë pjesë në këtë takim, prezantoi të enjten në Bruksel propozimet e tij për këtë takim.

Modeli social kërkon zgjidhje

Të gjithë ekspertët janë të një mendimi: Nuk ekziston ende një model social evropian. Që nga Suedia e deri në Greqi, ka modele nga më të ndryshmet përsa i përket sektorëve të liberalizimit, shtetit social dhe fleksibilitetit të tregut të punës. Për kryeministrin britanik, Tony Blair ndërlidhja e këtyre modeleve në një të vetëm, është pothuajse e pamundur. Për këtë arsye ai ka kërkuar, që shefat e të gjitha 25 shteteve antare të Be-së, të mblidhen së bashku të enjten e ardhshme, për të biseduar mbi një zgjidhje të modelit social.

Presidenti i Komisionit evropian Jose Manuel Barroso u përpoq të enjten në Bruksel, që të shpjegonte se si mund të dilet nga kjo krizë:

"Fondet e BE-së duhen përodur për të mbuluar shpenzimet për arsimimin, kërkimin e punës dhe lëvizjen e qytetarëve nga një shtet evropian në tjetrin. Këto fonde duhen konsideruar si zgjidhje e problemeve që sjell globalizmi."

Britanikët kërkojnë që BE të hapë tregjet

Kancelari britanik për buxhetin shtetëror ka propozuar që në prag të bisedimeve me Organizatën Botërore të Tregtisë, BE t´i hapë më shumë tregjet e saj duke subvencionuar kështu sektorin agrar. Por francezët janë kundër këtij propozimi, sepse subvencionimi i këtij sektori bie në kurriz të bujqve francezë.

Ndërkohë ende kancelari gjerman Gerhard Schröder, i cili do të marrë pjesë në takimin që do të zhvillohet të enjten e ardhshme, e paralajmëroi Tony Blairin, që të mos ta kthejë BE në një zonë të lire tregu duke rrezikuar kështu prishjen e standarteve sociale evropiane.

Presidenti i Komisionit Evropian Barroso u kërkoi shefave të shteteve antare të BE-së që të paraqesin planet për buxhetin e tyre shtetëror për vitet 2007 deri më 2013.

  • Data 20.10.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCy
  • Data 20.10.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCy