1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkimi Evropian financon projekte ndërkufitare në Shqipëri

Odise Kote8 Shtator 2006

Një program aktiv investimesh ndërkufitare të financuara nga Bashkimi Europian po fillon të marrë jetë në jug të Shqipërisë. Projektet investuese përfshijnë fushat e infrastrukturës rrugore, trashëgimisë kulturore, arsimit e biznesit të vogël, me partneritet e bashkëpunim në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek.

https://p.dw.com/p/Arcl
Fotografi: dpa - Fotoreport

Projektet për Investime do të paraqiten brenda datës 28 shtator në sekretariatin e ngritur nga Bashkimi Europian në Selanik të Greqisë, e që më pas do të paraqiten si konkuruese në komisionet e ngritura në Bruksel.

Rajoni jugor i Shqipërisë do të përfitojë 4.1 milionë euro investime në formë projektesh nga Bashkimi Europian. Projektet do të synojnë zhvillimin e infrastrukturës ndërkufitare, promovimin e trashëgimisë kulturore si dhe nxitjen e shkëmbimeve të biznesit në të dy anët e kufirit.

Përfitues të këtyre investimeve do të jenë tre prefekturat jugore të Korçës, Vlorës e Gjirokastrës. Të gjitha projektet investuese të këtij programi do të realizohen si projekte të përbashkëta dypalëshe ndërkufitare me synimin për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar midis pushteteve vendore në Shqipërinë jugore e greqinë e veriut, si dhe për të rritur kurbën e qarkullimit të lirë dhe të zhvillimit të biznesit në
të dy anët e kufirit shqiptaro-grek.