Bashkimi Evropian dhe Rusia forcojnë marrëdhëniet reciproke | Politika | DW | 05.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Bashkimi Evropian dhe Rusia forcojnë marrëdhëniet reciproke

Zhvillohen bisedime në Londër mes kryeministrit britanik dhe kryetar i radhës i Këshillit të BE-së Tony Blair, dhe presidentit rus, Vladimir Putin

Vladimir Putin dhe Tony Blair pas takimit të përbashkët në Londër

Vladimir Putin dhe Tony Blair pas takimit të përbashkët në Londër

Tony Blair dukej i kënaqur dhe Vladimir Putin buzëqeshte lehtë. Kryeministri britanik, Tony Blair deklaroi pas mbledhjes së BE-së se me presidentin rus, Putin u fol mbi dimensione të reja strategjike dhe mbi një miqësi të ngushtë. Presidenti rus premtoi, se Rusia nuk do të përfitojë nga roli i saj si një ndër vendet kryesore që furnizojnë Evropën me gaz dhe naftë. Pa qëndrimin tonë modest, tha Putini, çmimet e naftës në tregun botëror do të ishin rritur edhe më shumë. Rusia mbulon rreth një të tretat e tregut të naftës për Evropën. Madje disa shtete të BE-së furnizohen me gaz vetëm nga Rusia. Por këtu nuk kemi të bëjmë me varësi, por me shkëmbim, theksoi presidenti Putin:

"Ne morrën një vendim strategjik. Ne u lejojmë partnerëve tanë evropianë që të nxjerrin gaz nga toka jonë dhe në shkëmbim furnizojmë BE-në me energji elektrike. Tani po punojmë për të realizuar disa projekte gjigande infrastrukturore, si për shembull gazësjellsin evropiano perëndimor, i cili do të stacionohet mes Rusisë dhe Gjermanisë. Sidoqoftë mendimi se këtu bëhet fjalë për varësi është krejt i ekzageiruar."


Ndërkohë Tony Blair i hodhi poshtë të gjitha kritikat se ai si kryetar i rradhës i Këshillit të BE-së, nuk i tematizon defiçitet demokratike dhe problemet e rënda me te drejtat e njeriut në Rusi për shkak të marrëdhënieve ekonomike me këtë vend:

"Unë nuk besoj se këtu bëhet fjalë për varësi, si për evropianët ashtu edhe për rusët. Këtu bëhet fjalë për idenë se të dyja palët po ndjekim interesa reciproke të forta. Konfliktet që mund të lindin herë pas herë, do të debatohen dhe do të zgjidhen bashkarisht. Unë kam shumë besim tek kjo marrëdhënie."

Një ndër konfliktet më të fundit është debati mbi programin bërthamor të Iranit. Ende nuk është arritur një zgjidhje e këtij problemi. Rusia nuk është dakord me BE-në që çështja e Iranit të shtrohet përpara Këshillit Botëror të Sigurimit të OKB-së. Por sipas presidentit rus, BE-ja dhe Rusia gjetën një zgjidhje për një problem tjetër të rëndësishëm: Atë të çështjes së vizave për BE-në.

"Dua të theksoj se nënshkruam një marrëveshje për të lehtësuar kthimin e refugjatëve ilegalë. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të lirisë së vizave" - tha presidenti rus Putin.

Diplomatët rusë mund të hyjnë tani në BE pa vizë. Ndërkohë Rusia
është dakord që të gjithë refugjatët që kanë hyrë në mënyrë ilegale në BE nëpërmjet Rusisë, të rikthehen aty. Në të ardhmen do të lehtësohet edhe marrja e vizave për studentët, shkencëtarët dhe biznesmenët rusë, që duan të hyjnë në BE. Rusia ishte ankuar përpara këtij takimi se pas antarësimit të republikave baltike dhe Polonisë në BE, përfundoi edhe trafiku i udhëtimit pa viza nëpër këto zona.

Tony Blair deklaroi më tej se BE do të bashkëpunojë ngushtë me Rusinë edhe në luftën ndërkombëtare kundër terrorit:

"Në këtë fushë, bashkëpunimi i ngushtë do të thotë më shumë siguri dhe paqe për ne në Evropë. Për këtë arsye do t´i forcojmë marrëdhëniet tona me Rusinë edhe në këtë sektor" - tha ai.

Deri në vitin 2007 do të hartohet një marrëveshje bashkëpunimi mes BE-së dhe fqinjës së saj më të madhe, Rusisë. Edhe marrëdhëniet mes fqinjëve të përbashkët Ukrainë dhe Bjellorusi do të qartësohen nëpërmjet një marrëveshjeje të re. Në Ukrainë BE e kish mbështetur lëvizjen demokratike që solli edhe përmbysjen e sistemit, ndërkohë që Rusia e kish luftuar pikërisht këtë lëvizje.

  • Data 05.10.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtD
  • Data 05.10.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtD