Bashkimi Evropian bashkëpunon me vendet e Mesdheut | Politika | DW | 01.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Bashkimi Evropian bashkëpunon me vendet e Mesdheut

Në Napoli do të mbahet më 2 dhjetor takimi i radhës i ministrave të jashtëm të BE dhe 11 vendeve mesdhetare.

Libia merr pjesë vetëm si vëzhguese e heshtur në takimin vjetor me BE. Pasi OKB-ja i hoqi sanksionet kundër Libisë dhe pasi u gjet një modalitet për dëmshpërblimin e viktimave libiane të terrorit, BE do t'i forcojë marrëdhëniet me Libinë.

Marrëdhëniet ekonomike midis shteteve anëtare të BE dhe Libisë janë tashmë të ngushta. Libia eksporton gati gjysmën e nevojës për naftë të Italisë. Ndërsa Gjermania, 13 % të naftës së saj bruto e blen në këtë shtet të Afrikës së Veriut.

Vecanërisht Italia vazhdon të ketë një interes të fortë për bashkëpunim politik. Sepse mijëra refugjatë nga Afrika mbërrijnë në bregdetin e saj nga Libia, kufijtë e së cilës në masën më të madhe janë të hapur. Që prej atje refugjatët përpiqet që të arrijnë në ishullin italian të Lampedusës ose në brigjet e Sicilisë dhe të pjesës kontinentale të Italisë. Për këtë u ankua pak kohë më parë kryeministri italian Silvio Berluskoni. Me Agjerinë, Marokun dhe Turqinë BE përpiqet prej kohësh që të lidhë një marrëdhënie për kthimin e refugjatëve. Vendet e prekura kanë pak interes për këtë.

Me Marokun, Tunizinë, Izraelin, Jordaninë dhe Turqinë, BE ka lidhur marrëveshje asociimi, të cilat u shërbejnë para së gjithash eleminimit të doganave të larta në qarkullimin e mallrave. Me Algjerinë dhe Egjiptin marrëveshjet kanë përfunduar, por nuk janë ende në fuqi. Autoritetet palestineze të autonomisë dhe Libani praktikojnë marrëveshje të përkohshme asociimi. Drita në fund të karvanit është Siria. Me këtë vend negociatat janë tepër të vështira.

Me Maltën, Qipron dhe Turqinë ekzistojnë prej kohësh bashkime dogonare, aq më tepër që këto shtete janë kandidate zyrtare për të hyrë në BE.

Synimi i marrëveshjeve të asociimit, sipas mendimit të Kris Patenit, komisarit të BE për marrëdhëniet me jashtë është nxitja e tregtisë së lirë të shteteve të Mesdheut me njeri-tjetrin, gjë që shpesh rezulton e vështirë. Zhvillimi ekonomik i zonës së Mesdheut nga Bashkimi Evropian nxitet midis viteve 2000 dhe 2006 me më shumë se pesë miliardë euro ndihma direkte dhe me më shumë se gjashtë miliardë euro kredi, të Bankës Evropiane të Investimeve.

Si shpërblim për nxitjen ekonomike, evropianët kërkojnë reforma politike dhe ekonomike si dhe përparime në demokratizim dhe në të drejtat e njeriut.

Për shtetet e Evropës Juglindore, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi dhe Shqipërinë, të cilat janë gjithashtu shtete mesdhetare, BE ka ngritur një program të posacëm të stabilizimit dhe të asociimit. Sllovenia, e cila laget gjithashtu nga Mesdheu, do të jetë në maj 2004 anëtar me të drejta të plota i BE.

  • Data 01.12.2003
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqw5
  • Data 01.12.2003
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqw5