Bashkimi Europian çlirohet nga 70 ligje | Evropa | DW | 22.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bashkimi Europian çlirohet nga 70 ligje

Komisioni i Bashkimit Europian parashikon të vendosë të martën e ardhshme për mbi 70 ligje, të cilat sipas mendimit të tij, janë të tepërta dhe nuk kanë pse të zbatohen më prej vendeve anëtare.

Burokracia

Burokracia

Fjala është për shembull për ligjin që kafeja të paketohet në mënyrë unike në të gjithë Bashkimin Europian, apo ligjin që në të gjithë BE të ndalohet qarkullimi i kamionëve ditën e dielë. Komisari i BE për industrinë Gynter Verhojgen deklaroi në mars fillimin e një aksioni kundër burokracisë së tepër në BE. E ashtuquajtura "Lista e zezë" është përfundimi i parë i këtij aksioni.

Lista e rreth 70 ligjeve të vlerësuara si të tepërta, përmban ligje të tilla si ligji për harmonizimin e rregullores të qarkullimi ndërkufitar për transportin e mlrave, e thënë në mënyrë të kuptueshme BE dëshironte, që në të gjitha vendet e BE, kamionët të lejoheshin të udhëtonin edhe ditët e djela. Në Gjermani për shembull një gjë e tillë nuk lejohet.

Në lidhje me këtë Vili Piecyk, deputet i socialdemokratëve thotë:
"Për ne ky ligj ishte që në fillim krejt i tepërt, sepse për Gjermaninë për shembull që është një nga vendet qëndrore për kalimin tranzit të kamionëve në vendet e BE-së, ky ligj do të ishte i dëmshëm, dhe tani që e hoqëm qafe është edhe më mirë".

Vili Piecyk, i cili është anëtar i Komisionit të Parlamentit Europian për transportin tregon se nganjëherë ata të parlamentit përplasen me interesat e grupeve të caktuara dhe lobiistëve. Për këtë ai üuditet që kërkesa për heqjen dorë nga ky ligj erdhi madje nga vetë Komisioni. Ai thotë po ashtu që tipari i burokracisë është që ajo riprodhon vazhdimisht vetveten. "Natyrisht, natyrisht kështu është. Madje unë besoj se ka dhe studime shkencore që dëshmojnë se organizata të mëdha papritur fillojnë të merren me ide të reja sepse nuk dinë se üfarë rë bëjnë". Gjithsesi ai thotë se Brukseli nuk është një monstër sepse në sektorë të tjerë si në mbrojtjen e ambientit apo mbrojtjen e konsumatorëve kanë nxjerrë rregulla mjaft të vlefshme.

Gynter Verhojgen mendon se në BE shpesh ndodh që një firme t`i duhet të lexojë një manual prej 200 faqesh për të mbushur sipas kërkesave të Bashkimit Europian një formular prej dy faqesh. Ai tregon se komisarët përgjegjës bëjnë shumë rezistencë kur vjen puna për të flakur nga dispozitat e tilla që kanë të bëjnë me sektorin e tyre. Aktualisht në Bashkimin Europian ka 900 projektligje. Rreth 10 për qind e tyre pritet të mos aprovohen. Pörfaqësuesit e Industrisë dhe Sindikatave mendonë se kjo shifër është tepër e ulët.

Inisiativa për luftimin e buruokracisë nuk është dhe nuk do të mbetet e para në rradhët e BE-së. Edhe në vitet e kaluara ka patur përpjekje për ta qethur kodin ligjor të Bashkimit Europian që përmban 80 mijë faqe. Në këtë aksion mund të marrin pjesë edhe qytetarët e BE-së të cilët mund të bëjnë përmes internetit propozime se cilat sektorë të jetës nuk ka pse të rregullohen prej BE-së.


  • Data 22.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDI
  • Data 22.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDI