Bashkëpunim rajonal në Ballkan për monitorimin dhe mbrojtjen nga katastrofat natyrore | Shkenca & Edukimi | DW | 04.01.2013
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Shkenca & Edukimi

Bashkëpunim rajonal në Ballkan për monitorimin dhe mbrojtjen nga katastrofat natyrore

Katër vende të rajonit, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova po zbatojnë projektin ndërkufitar për minimizimin e efekteve që shkatohen nga dukuritë natyrore.

A man watches water gushing forth from the dam in Vau i Dejes on the Drin river in northern Albania, some 120 km (75 miles) from Tirana, December 4, 2010, after the KESH power corporation discharged surplus water from its three hydropower plants on the Drin River. Albania's state-owned KESH power utility sees a record hydro output of 7,300 GWh for 2010 due to heavy rains, an amount that would mark the highest such annual production in 25 years, its manager said on Friday. Heavy rains in November and December has caused rivers to overflow their banks and flood 12,000 hectares of farmland in the northern area of Shkoder and the main highways.(ddp images/AP Photo/Hektor Pustina)

Überschwemmung in Albanien

Me mbështjen e qeverisë gjermane, nëpërmjet Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ, ekspertët e katër shteteve ballkanike po shfrytëzojnë përdorimin e teknologjive të avancuara në monitorimin online të treguesve hidrometeorologjike në funksion të një reagimi sa më të shpejtë dhe të marrjes së masave të duhura kundër efekteve që shkatojnë katastrofat natyrore. Ashtu si dhe në mjekësi, edhe në përballimin e fenomeneve të natyrës, parandalimi është më i lirë edhe se kurimi. Duke qenë se Shqipëria dhe vendet rreth saj vitet e fundit janë përballur me situata të vështira nga ndryshimet klimatike, atëherë ka nisur një kooperim mes tyre për të shkëmbyer në mënyrë të ndërsjelltë të dhëna që i vlejnë një vendimarrjeje efikase në kohë, nga ana e vendimarrësve, si një performancë që për minimizon sa të jetë e mundur dëmet që shkaktohen.

Überschwemung, Nordalbanien, Ort Gjabije, Vorort von Shkodra. Autor: Lekë Plani

Përmbytjet në Veri të Shqipërisë në 2010

Parandalim dhe minizim i pasojave të katastrofave natyrore

Prof. Petrit Zorba, shef i departamentit të klimës dhe mjedisit në Institutin e Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Tiranë është njëri prej ekspertëve që është përfshirë në këtë projekt mes katër shteteve, mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ. Ai shprehet për DW, se bashkëpunimi synon zvogëlimin e impaktit të ndryshimeve klimatike. Sipas prof. Zorbës, në rastin e përmbyjtjeve ose fenomeneve të tjera katastrofike nuk preket vetëm territori i një vendi, por dhe të tjerëve përreth, ndaj dhe ka rëndësi në këtë rast aplikimi i projekteve të përbashkëta ndërkufitare. “Në kuadër të zvogëlimit të këtyre impakteve, pra, të përmbytjes, të thatësirës, dukurive të zjarreve në pyje etj., që të minimizohet dukuria në vetvete, por dhe pasoja kur është i pamundur mënjanimi i saj, atëherë si në rastin e mjekësisë, parandalimi është më mirë se sa kurimi. Marrja e masave në kohë është me shumë rëndësi, ndaj ne në fushën hidrometerologjike duhet të kemi një vlerësim të situatës në rajon. Fluksi i të dhënave që mblidhen pasi përpunohet është i vlefshëm për të gjitha vendet e përfshira, që më pas mund të ndërhyjnë dhe të marrin masat e duhura për ta minimizuar dukurinë që mund të jetë e vrojtueshme.”

Monitorimi dhe parashikimi i dukurive klimatike

Monitorimi i treguesve hidrometeorologjike është një process që kryet prej dekadash nga vendet e rajonit. Mjafton të përmendet fakti që stacioni më i vjetër hidrometeorologjik në Pellgun e rrjedhjes së lumit Drin është ai i Shkodrës, që i ka filluar matjet qysh në vitin 1888, më pas kanë nisur të ngrihen stacione edhe në vendet e tjera. Por falë zhvillimeve teknologjike të fundit është parë e domosdoshme që aktiviteti për çdo shtet të bëhet integral, të jetë i përdorshëm edhe për të tjerët. Sepse dhe dukuritë natyrore nuk kanë “kufij” ato përfshijnë jo një, por dy a më shumë shtete. “Në 10 – 15 vitet e fundit me zhvillimin e teknlogjisë kushtet e vrojtimit hidrometeorologjik janë përmirësuar dhe në shumë raste janë ngritur stacione elektronike. Përveç matjes bëhet dhe transmetimi i informacionit online. Kështu që ideja e projektit është që aty ku ka problematika të bëhet një monitorim online dhe më pas vendimarrja të jetë më e shpejtë në kohë.”, thotë për DW, prof. Petrit Zorba nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Tiranë.

l'm sending a picture from Tirana to illustrate the background on the support of Germany for regional countries to prevent the climatic change effects. Description: 1. Prof. Petrit Zorba - the expert of hydro- meteorological indicators speaking for DW. PS: Please you could put my name in the bottom of the photo - as the author- when it will shown in our website. Author: Arben Muka /DW Correspondent in Albania Place: Tirana, Albania Best regards! Arben Muka DW Correspondent in Albania 00355 68 35 333 48 Arben.Muka@dw-world.de Tirana/ Albania

Prof. Petrit Zorba

Ndërtimi i një strukture mikse me ekspertë nga të 4 vendet fqinje bën të mundur që vendimarrësve t'u jepen të dhëna mbi prognozat klimatike. Kjo është shumë e rëndësishme p.sh. në rastin e përmbytjeve për kontrollin ndaj intensitetit të prurjeve të lumenjve Drini e Buna. “Komunikimi është i natyrës profesionale, pra, së pari është shkëmbimi i informacioneve nga stacionet e katër vendeve. Janë bërë disa takime paraprake ku janë përfshirë të gjithë aktorët, si ata të niveleve të larta, ashtu dhe në nivel të ekspertëve. Duhet thënë se ky informacion shërben gjithshtu për të pasur nën kontroll dhe për të reaguar edhe ndaj dukurive të tjera të dëmshme, si për rënien e zjarreve, për thatësirën, për rrëshqitjet e tokës, për orteqet, për nivelin e bllokimit nga bora e ngrica. Pra, janë një sërë autputesh të tjera që mund të jenë me interes për t'u vlerësuar”- thotë Prof. Zorba.

Edhe Banka Botërore, apo institucione të tjera ndërkombëtare janë duke aplikuar programe të orientuara tek vrojtimi dhe marrja e masave sa më të shpejta për të minimizuar dëmet që vijnë nga ndryshimet klimatike.

  • Data 04.01.2013
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/17D1T
  • Data 04.01.2013
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/17D1T