Bashkëjetesa mes myslimanëve dhe hollandezëve pas dënimit të vrasësit të regjizorit Theo Van Gogh | Evropa | DW | 03.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bashkëjetesa mes myslimanëve dhe hollandezëve pas dënimit të vrasësit të regjizorit Theo Van Gogh

Hollanda për një kohë të gjatë, është quajtur vend model i shoqërisë tolerante dhe multikulturore. Tanimë kjo ka ndryshuar. Bashkëjetesa mes vendasve dhe emigrantëve nga vendet islamike ka kohë që është vështirësuar. Veçanërisht pas vrasjes së regjizorit, Teo Van Gog, i cili me filmat e tij kritikonte hapur islamin situata është rënduar. Autori i krimit, një hoolandez me prejardhje nga Maroku u dënua me burgim të përjetshëm. Ai e vrau regjizorin në mes të rrugës duke u shprehur, se këtë e bëri në emër të islamit. Ky akt kriminal nisi serinë e sulmeve ndaj qendrave islamike dhe të krishtere në Hollandë. Se si jetojnë së bashku, myslimanët me të krishterët prej ngjarjes së vrasjes së Teo Van

Foto e Mohamed.B, me oririgjinë marokane

Foto e Mohamed.B, me oririgjinë marokane

Gog dhe cilat janë inisiativat për më shumë dialog mes njëri tjetrit, dhe më shumë integrim


Mohamed B. dënohet me burgim të përjetshëm, kumtoi spikerja e lajmeve në datën 26 korrik në televizionin hollandez. Prej vrasjes së Teo Van Gogh veçka ka kaluar një kohë më e gjatë. Si ngjarja kriminale ashtu edhe dënimi i islamistit kanë ndezur në Hollandë debatin politik. Bëhet fjalë për të ardhmen e shoqërisë multikulturore hollandeze dhe për bashkëjetesën mes myslimanëve të ardhur dhe hollandezëve.
Në Hollandë, burg i përjetshëm, do të thotë me të vërtetë burg gjatë gjithë jetës. Ndryshe nga Gjermania, ku në raste të caktuara, pas 15 vitesh burgu ekziston mundësia e lirimit të parakohshëm. Në Hollandë falja e dënimit është e mundur vetëm përmes mbretëreshës. Gjykatësi Udo Villem Bentick, i cili kumtoi dënimin, burgu i përjetshëm është edhe dënimi i merituar për Mohamed Boyerin dhe me këtë ai foli për të gjithë hollandezët: Shumë hollandezë tanimë shprehen, se Mohamed Boyeri mund të kthehet tanimë në një lloj martiri dhe heroi për rininë myslimane në Hollandë. Tanimë po punohet me intensitet për të marrë masa për ti dalë ballë një radikalizimi të mundshëm.

Kështu qyteti i Amsterdamit ka filluar të nënshkruajë kontrata me xhamitë, që detyrohen të njoftojnë organet përkatëse në rast se një individ paraqet shenja radikalizimi. Nga ana tjetër bashkia është menjëherë e gatshme të ndërhyjë në rast se një myliman diskriminohet apo kur dhunohen xhamitë. Inisiator i kësaj marrëveshjeje është biszenesmi turk, Yzeir Kabatepe: "Duhet të them se ne prej vitesh, përpiqemi të bëjmë më të mirën."

Prej kohësh ai është i shqetësuar për radikalizimin në rritje ndër të rinjtë myslimanë. Si arsye kryesore për këtë shihet hendeku mes emigrantëve dhe vendasve, që u krijua pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Në Hollandë ky hendek u përforcua pas vrasjes së regjizorit kritik, Theo Van Gogh. Kabaktepe shprehet se madje të rinj të gjeneratës së dytë, dhe të shkolluar ndjehen të sulmuar pas ngjarjeve të 11.shtatorit dhe janë të gatshëm të përqafojnë ide ekstremiste.

"Ata nuk kanë më dëshirë të dëgjojnë se sa i keq është islami, dhe të gjithë arabët. Ata e vërejnë, se në tregun e këtushëm të punës nuk kanë shanse dhe se nuk pranohen nga kjo shoqëri."

Mosbesimi është rritur nga të dyja palët në Hollandë. Kështu shteti do të kontrollojë më shumë biografinë e studentëve që vinë nga jashtë edhe të atyre që kanë prejardhje emigrantësh. Deri më tani vlerësohej si shenjë integrimi, fakti që në mes të studentëve hollandezë, po bëheshin gjithnjë e më shumë të pranishëm studentët e huaj. Pedagogu me origjinë marokane, Jusuf Azghari, deklaron, se numri i islamistëve është rritur maft vitet e fundit. Ata janë studentë të vullnetshëm por sipas tij :

"Atyre ju mungon shpesh vështrimi kritik, pra aftësia për të relativizuar, për t'i vënë gjërat edhe në dyshim."

Azghari është i mendimit, se të emigrantët e ardhur nga vendi i tij, Maroku, duhet të mësojnë kulturën e debatit, që është karakteristikë evropiane. Shumë nga të rinjtë e ardhur nuk kanë aftësinë për të diferencuar në ambient. Deri më tani ata nuk mund të bëjnë të tyren pikëpamjen, se njeriu mund të refuzojë idetë dhe botëkuptimin e një personi pa refuzuar direkt personin. Kjo është një sfidë e madhe për sistemin e edukimit në vend: "Qysh në shkollën fillorë, fëmijët duhet të mësojnë në grupe të vogla aftësinë për të diskutuar. Pedagogu i universitetit, Jusuf Azghari flet për një gjeneratë të humbur. Bashkëmoshatarët e tij që u rritën në Marok dhe kanë shkuar atje në Universitet, janë madje shumë më të hapur dhe modernë në gjykim se sa studentët që kanë ardhur si fëmijë në Hollandë.

Rrugën drejt islamizmit militant shumë nga këta të rinj e kanë filluar si pasojë e dëshpërimit dhe mungesës së vetëbesimit. Ata gjithmonë i shoqëron ndjenja, se asgjëkundi nuk kanë vendlindje dhe e përçmonin si shoqërinë perëndimore ashtu edhe prindërit e tyre.
Azgahri bën pjesë në atë gjeneratë të të rinjve myslimanë, të cilët kërkojnë brenda bashkësisë së vet më shumë masa kundër dhunës dhe ekstremizmit. Kjo, me qëllim që të përmirësohet edhe imazhi i fesë islame. Vetë myslimanët duhet të shohin me sy kritik ato që nuk shkojnë brenda bashkësisë së tyre është i mendimit ai: "Unë madje e quaj turp që jomyslimanët duhet të na tregojnë neve këtë rrugë."

Megjithatë ndërtues të tillë urash kulturore, si biznesmeni Kabaktepe apo pedagogu Azghari janë skeptikë. Megjithëse nuk i është vënë më zjarri kishave dhe xhamive ata e kanë të vështirë të jenë optimistë.
"Kjo plagë nuk shërohet aq kollaj. Unë shpresoj që situata të paktën të mbetet e qetë."

  • Data 03.08.2005
  • Autor Kerstin Schveighofer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDi
  • Data 03.08.2005
  • Autor Kerstin Schveighofer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDi