1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkëpunimi rajonal me rëndësi për qeverinë e Tiranës

Ani Ruci16 Maj 2007

Qeveria e Tiranës i konsideron rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe përfitimin nga përvojat rajonale elemente të rëndësishme të strategjisë së saj për të përshpejtuar ritmet e proceseve integruese europiane.

https://p.dw.com/p/ArVY
Kryeministrat e Greqisë dhe Shqipërisë, Costas Karamanlis dhe Sali Berisha
Kryeministrat e Greqisë dhe Shqipërisë, Costas Karamanlis dhe Sali BerishaFotografi: AP Photo

Nje vit pas nenshkrimi te Marrveshjes se SA ( MSA) me BE, qeveria e Tiranes vlereson si prioritet nder angazhimet e mara Brukselit rritjen e maturise politike dhe arritjen e konsensin politik mes maxhorances dhe opozites.

Ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, duke publikuar kete optike te qeverise the se“ kushtet paraprake qe duhet te arrihen se pari jane arritja e maturimit politik dhe ndertimi i nje konsensusi te gjere politik per ndermarrjen e hapave kryesore ne kete proces“

Duke e konsideruar integrimin europian nje aspirate kombetare, qe qendron pertej
partive politike dhe perkatesive partiake, Qeveria e tiranes, i ka drejtuar serish, permes ministres se integrimit Majlinda Bregu, nje ftese te gjithe paleve dhe shoqerise civile qe te kontribojne ne permbushjen e angazhime te marra ndaj BE.“ Procesi i integhrimit europain, tha ajo, gezon nje mbeshtetje te plote dhe te palekundur, nga te gjith efaktoret dhe aktoret e shoqerise shqiptare. Qeveria mirepret te gjitha kontributet e opozites dhe te institucioneve kushtetuese, shteteror dhe te pavarur te shoqerise civile, te komunitetit te biznesit, te medias dhe te cdo shqiptari.“

Ne kete proces kordinimi i kryerjes se reformave vleresohet si nje kusht paresor per te arritur obvjektivat madhore.“ Perpjekjet per anetarsim ne BE te behen permes nje procesi te planifikuar, te kordinuar dhe te kontrolluar kryerjeje reformash“ tha ministrja Bregu.

Por faktore po kaq te rendesishem jane edhe rritja e bashkepunimit rajonal dhe perfitimi nga pervoja e vendeve te Ballkanit qe jane anetaresuar tanime ne familjen europiane apo jane me perpara se Shqiperia ne proceset integruese.„ Shqiperia te marre ne konsiderate, tha ajo, eksperierncen e vendeve te tila si Sllovenia, Bullgaria, Rumania, dhe te perfitoje nga pervoja e vendeve te rajonit si Kroacia dhe Maqedonia qe kane ecur me perpara ne rrugen e integrimit pa lene menjane rritjen e bashkepunimit rajonal“.

Mes Shqiperise dhe BE ka hye ne fuqi Marrveshja e Ndermjetme apo Interim qe do
te zgjase derisa MSA te ratifikohet nga Parlamentet e te gjitha vendeve anetare te BE, proces ky, qe ne rast te nje ecurie demokratike te kenaqshme te Shqiperise pritet te perfundoije brenda dy viteve te ardhshme.