Banka e të dhënave për anti-terrorin & Skandali me mishin e prishur në treg | Studimi në Gjermani | DW | 05.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Banka e të dhënave për anti-terrorin & Skandali me mishin e prishur në treg

Ministrat e brendshëm në Gjermani ranë dakord që të krijojnë një bankë të dhënash mbi të dyshuarit për terrorizëm. Kjo temë dominon në komentet e shtypit të sotëm. Në përgjithësi analistët shtrojnë pyetjen se çfarë do të thotë kjo bankë të dhënash në luftën lundër terrorizmit.

Mbledhje të dhënash të personave

Mbledhje të dhënash të personave

Lidhur me temën e parë gazeta që del në Berlin "Tagesspiegel" e përshëndet vendimin për bankën e të dhënave si një instrument të ri në luftën kundër terrorizmit: "Prej kohësh ka qenë e nevojshme, që policia dhe shërbimet sekrete të përshpejtojnë shkëmbimin e informacionit pa qenë nevoja që të involvojnë edhe entin e mbrojtjes së të dhënave. Kompromisi i arritur tani nga minsitrat e brendshëm të landeve mbi indeksin e të dhënave, që i ndan informacionet e hapura nga ato të mbyllura, duket deri diku kuptimplotë. Mbrojtja kushtetuese s´ka përse të mbajë sekret informacione më shumë se sa i duhen kundrejt autoritetve partnere jashtë vendit, që vetëm në mënyrë ekskluzive japin informacione delikate. Ndërsa policisë nuk do t´i vihet më shumë në dispozicion nga sa i lejon detyra e saj", shkruan "Der Tagesspiegel".

Gazeta e Rostokut, "Ostsee Zeitung" shpreh keqardhje që politikanët vepruan me kaq vonesë: "(...) Siç duket duhej që të ekzistonte vërtetë shtysa brutale e tentativës së dështuar të sulmeve me valixhet-bombë, që ministrat e brendshëm kristiandemokratë e socialdemokratë të mblidheshin së bashku. Kësisoj është humbur kohë mjaft e çmuar. Banka e të dhënave për anti-terrorin mund të jetë një instrument me vlerë në duart e hetuesve. Por ajo s´mund të jetë ilaçi magjik kundër atentatorëve fanatikë", vëren "Ostesee Zeitung".

Berlinezja "Tageszeitung" vlerëson, se banka e të dhënave është kuptimplotë, por ka vështirësi për vënien e saj në zbatim: "Banka e re të dhënave kundër terrorizmit s´është e vetëkuptueshme. Çdo autoritet do të vazhdojë të ketë mundësinë që t´i mbajë sekret informacionet e veta, kjo do të thotë: që ato nuk do t´i regjistrojnë këto të dhëna në fondin e ri. Shërbimet sekrete do të vazhdojnë ta ruajnë këtë të drejtë për të mbrojtur burimet e tyre të informacionit. Pasi ministrat e brendshëm tani kanë përcaktuar shumë të dhëna, që pas vendosjes së kontaktit duhet menjëherë ose pas një kohe të shkurtër të vihen në dispozicion, shërbimet sekrete do të ngurrojnë që t´i hapin të gjitha informacionet e tyre", vë në dukje "Tageszeitung".

Mjaft e komentuar në shtypin e sotëm është edhe tema mbi skandalin e mishit të prishur që furnizonte në treg një firmë bavareze. Pothuajse një zëri komentatorët kërkojnë masa më të ashpra ndëshkimi ndaj firmave të tilla kriminele. Por nga ana tjetër u bëhet thirrje edhe konsumatorëve të jenë më selektivë dhe të mos kapen vetëm pas çmimeve të lira.

Ja një citat nga komenti i "Süddeutsche Zeitung" që botohet në Mynih: "Dënimi duhet. Eshtë e drejtë, që firmat e tregtimit të mishit, që imponojnë brutalisht në treg mall të prishur përmes aksioneve aventureske dhe kriminale të kamuflimit duke përdorur etiketime fallso, duhen ndëshkuar ashpër dhe duhen vënë përpara përgjegjësië. Por nga ana tjetër edhe konsumatorët duhet të pyesin veten, nëse nuk po çojnë ujë në mullirin e kriminelëve të lobit të tregtimit të mishit me nepsin e madh për mish, dhe siç po duket me reduktimin e vazhdueshëm të pretendimeve për cilsinë e ushqimit", tërheq vëmendjen "Süddeutsche Zeitung".

Së fundi edhe një pjesë nga komenti i gazetës së Këlnit "Exspres": "Për mafien e mishit është një llogari e thjeshtë: ç´më kushton, nëse më kapin? Maksimumi 20.000 euro gjobë. E deri sa të arrijë puna këtu, mashtruesi ka bërë miliona. Biznesi me mishin e prishur ia vlen. Madje ai vazhdon pavarësisht nga dënimet me burgim apo me kusht, qoftë madje edhe me ndalim të ushtrimit të profesionit. Loja me shëndetin dhe konsumatorit ende s´ka marrë fund. Sepse pas dënimeve të tilla ndërmarrja drejtohet nën emrin e vëllait, të gruas, apo të ndonjë tjetri. Pra duhen vendosur rregulla të forta. Ish-ministri i bujqësisë Funke, kërkon madje bllokimin e menjëhershëm, pa përjashtim. Ndonëse tingëllon rreptë, përse të mos merren masa të tilla?! Politika duhet të ndërhyjë tani dhe të ashpërsojë ligjin e konsumatorit. Sepse tregtia me mish të prishur s´është gjë tjetër veçse plagosje fizike", shkruan "Express".

  • Data 05.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aro6
  • Data 05.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aro6