Ballkani - prioritet për Austrinë në gjashtëmujorin e parë të 2006! | Politika | DW | 03.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ballkani - prioritet për Austrinë në gjashtëmujorin e parë të 2006!

Në takimin joformal të Ministrave të punëve të jashtme të vendeve Anëtare të Procesit për Stabilizim dhe Asocim, që përfundoi në Ohër u diskutua edhe për Kosovën

Ohri

Ohri

Në takimin joformal të Ministrave të punëve të jashtme të vendeve
anëtare të Procesit për Stabilizim dhe Asocim, që përfundoi në Ohër, është diskutuar për integrimin në strukturat euroatlantike dhe rritjen e bashkëpunimit të ndërsjelle me theks të veçantë të atij ekonomik. Sipas ministres se punëve të jashtme të Maqedonisë,Ilinka Mitreva, zgjerimi i BE-së është proces i pakthyeshëm ndërsa zbatimi i reformave në vendet e evropës juglindore do të kontribuojnë që të shmangen disa rezerva në qarqe të caktuara evripiane për zgjërimin e BE-së. "Kemi përshëndetur rezultatet individuale të çdo shteti veçmas që ka arritur në procesin për Stabilizim dhe Asocim. Edhe pse gjendemi në etapa të ndryshme të zhvillimit, mbarë globalisht të gjitha shtetet kemi qëllim të përbashkët-integrim në BE "-ka deklaruar Ilinka Mitreva.

Shefja e diplomacisë Kroate, Kolinda Grabar-Kitanoviq ka vlerësuar se rruga drejt Evropës do të thote edhe stabilizim i përhershëm i Evropës juglindore. Ministrja e punëve të jashtme e Austrisë, Ursula Plasnik ka theksuar se vëndi i saj si kryesuese me BE-në prej 1 janari të 2006, Ballkanin do ta ketë si çështje prioritare. Ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka cilësuar takimin e Ohërit si të sukseshëm meqë sipas tij është bërë fjalë për problemet e rajonit.
Këto probleme kanë karakter ekonomik. BE-ja duhet ta shtojë ndihmën financiare për vendet të cilat angazhohen për reforma. Ministri Mustafaj ka inicuar edhe çështjen e liberalizimit të vizave me vëndet e BE-së. Ai ka shprehur dëshirë që në këso takimesh të merrë pjesë edhe delegacioni i Kosovës."Ne inkurajojme cdo kompromis që mundë të arrihet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Por kompromiset duhet të jenë të pranueshme nga negociatorët vetë që janë faktorët politik dhe institucional që janë në Kosovë, të cilët negociojnë me Beogradin dhe komunitetin ndërkombëtar. Kompromiset nuk duhet ti kërkohen komunitetit ndërkombëtar, kompromiset nga miqët tanë serbë duhet ti kërkohen dhe të jenë të pranueshme nga faktorët e Kosovës. Shqipëria do të vazhdojë të jetë aktive po jo aktore në procesin e negociimit për statusin e ardhëshëm të Kosovës"- ka deklaruar ministri shqiptar, Besnik Mustafaj. Ministri i jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Drashkoviq ka theksuar se ne bisedimet për Kosovën, pala serbe nuk do të shkojë si në ndonjë treg për të bërë pazar,për të shtruar kërkesa maksimale dhe mandej për të bërë pazar me palën shqiptare.

  • Data 03.12.2005
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqs7
  • Data 03.12.2005
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqs7