Ballkani Perëndimor përfshihet në programet arsimore të BE-së | Evropa | DW | 18.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ballkani Perëndimor përfshihet në programet arsimore të BE-së

Ministrat e arsimit të Bashkimit Evropian përfunduan në Vjenë takimin e tyre jozyrtar mbi zgjidhjen e disa çështjeve të sistemit arsimor. Në këtë takim morrën pjesë për herë të parë edhe përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

default

Qëllimi kryesor është kualiteti. Kjo ishte tema e takimit jozyrtar të ministrave evropianë për arsimin në Vjenë. Pra shanse më të mira studimi për të gjithë dhe mbështetjen e personelit të kualifikuar.

Një ndër pikat kryesore është e ashtuquajtura "Korniza Evropiane për Kualifikimin". Një sistem, sipas të cilit dikush mund të studiojë në vendin e tij dhe më pas të specializohet në të njejtën degë diku në një shtet tjetër të BE-së. Sipas ministres austriake për arsimin Elisabeth Gehrer, një shans tjetër për të diskutuar së bashku është edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të shteteve nga Ballkani në këtë takim:

"Me sa dëgjuam nga vendet e Ballkanit, Korniza Evropiane për Kualifikimin ndihmon edhe në rritjen e kualitetit të ofertave mësimore".

Sidoqoftë deri tani gjithçka është ende një ide. Një grup i veçantë pune do të merret me zgjidhjen e detajeve dhe dikur në vjeshtë të këtij viti, drafti përfundimtar do t´i paraqitet Komisionit të Parlamentit Evropian.

Në këtë projekt do të marrin pjesë edhe vende joantare të BE-së. Në takimin e Vienës morrën pjesë edhe ministri shqiptar i arsimit, si edhe ai i Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë e Malit të Zi. Komisari evropian për arsimin Jan Fiegel shpjegon:

"Këto shtete i plotësojnë me kohë kushtet për kornizën. Për këto shtete arsimi luan një rol shumë të rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për të arsimuar njerëz që vijnë nga rajone ku janë zhvilluar luftëra."

Pikë tjetër e rëndësishme e takimit të Vienës është edhe ideja e involvimit të shteteve nga Ballkani në programet arsimore të BE-së, si për shembull në programin për shkëmbimin e studentëve "Erasmus". E vetmja çështje që nuk është sqaruar ende është ana finaciare. Komisari evropian për arsimin Figel pranoi se ndonëse Komisioni dhe Parlamenti Evropian kanë dhënë sinjale pozitive, ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar.

  • Data 18.03.2006
  • Autor Birgit Schmeitzner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBi
  • Data 18.03.2006
  • Autor Birgit Schmeitzner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBi