1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Balkan Booster 4: Së bashku aktiv pavarësisht Coronës

Florian Schmitz
7 Tetor 2020

Projekti Ballkan Booster vazhdon në formë online pavarësisht Coronës. Edhe pjesëmarrësit nga vitet e kaluara janë aktivë dhe thyejnë tabutë me rrëfimet e tyre.

https://p.dw.com/p/3jXdu
DW Balkan Booster 2020 Picture Teaser
Fotografi: DW

Rigoni, një nga pjesëmarrësit nga Tirana, nuk e kishte pritur që projekti të jetë në këtë formë. Kur 23-vjeçari konkuroi për edicionin e katërt të projektit të suksesshëm të DW-së, ai kishte shpresuar të takonte gazetarë të rinj nga vendet fqinje dhe së bashku me ta të zbulonte një anë tjetër të Ballkanit. Por në vitin e pandemisë Corona gjithçka doli ndryshe. Trajnimi i parë, i cili në të vërtetë duhej të ishte mbajtur në Beograd, u realizua online. "Ne kemi menduar për një kohë të gjatë për zgjidhje derisa vendosëm që trajnimin dhe më pas edhe takimet e dysheve t’i spostojmë në platformat online", thotë koordinatorja e projektit Aida Sofic Salihbegovic. “Ne duhej të rimendonim gjithçka dhe të gjejmë një zgjidhje teknike. Ne nuk kishim më mundësi t’u dërgonim pjesëmarrësve as edhe paisjet për punë".

Realizimi i bashkëpunimit ndërkufitar gazetaresk në formë virtuale

Për Rigonin dhe pjesëmarrësit e tjerë në edicionin e katërt të Ballkan Booster (BB4) kjo sfidë nuk i stepi aspak që t’i njohin miqt e tyre nga Ballkani me problemet e të rinjve në Shqipëri. Ai thejsht përdori celularin e tij për xhirimin videove: "Pandemia globale na ka bërë të qartë se sa i rëndësishëm është bashkëpunonimi online." Kjo kohë ka sjellë sfida të reja. “Ne kemi mësuar teknika të reja, si të punojmë së bashku dhe si të praktikojmë bashkëpunimin gazetaresk ndërkufitar, pavarësisht kushteve të vështira. "Së bashku me partneren e tij Milica nga Serbia, ai tashmë ka xhiruar dhe përgaditur tre video, gjithçka nga shtëpia dhe duke bashkëpunuar në distancë.

 DW Balkan Booster Projekt 2020

Për Milicën pjesëmarrja në BB4 është një hap i rëndësishëm në karrierën e saj profesionale. Ajo ankohet për cilësinë e mediave në vendin e saj, në Serbi. Ajo dëshiron të shohë më shumë raportime mbi artin dhe kulturën në media, si dhe të ashtuquajturat histori njerëzore - dhe jo vetëm nga Serbia: “Na duhet më shumë gazetari ndërkufitare. Fatkeqësisht, mediat këtu shpesh janë të korruptuara. Kështu që ne duhet të takojmë fqinjët tanë vetë dhe të tregojmë historitë e tyre.“ „Mobile Journalism“ është ajo që nevojitet, për këtë dhe Balkan Booster është platforma e duhur: "Është shumë frymëzuese të njohësh njerëz nga i gjithë Ballkani.“

Në kërkim të identitetit

Tema në fokus të BB4 për vitin 2020 është identiteti. Për 12 pjesëmarrësit e rinj dhe rreth 20 të tjerë nga vitet e kaluara, kjo është mundësia që në mënyra të ndryshme të flasin për veten dhe me fqinjët e tyre. Atë se "çfarë na bashkon e çfarë na ndan, nuk mund ta zbërdhesh duke qenë i fiksuar pas shabloneve nacionaliste. Prej kohësh shumica e të rinjve në këtë rajon nuk i durojnë më konstrukte të tilla!“, thotë, drejtuesja e departamentit të Europa në DW, Adelheid Feilcke. “Edhe Balkan Boosterat duan të mësojnë më shumë dhe t‘i kapërcejnë shablonet e vjetra. Së bashku ata janë në kërkim të diversitetit dhe të lidhjeve. Si e përgatisni kafenë në Bosnjë dhe si në Maqedoninë e Veriut? Me çfarë temash merren krijuesit e rinj të kulturës? Cilat gjurmë pan-ballkanike mund të gjejnë në rrugët e qyteteve? " 

Takimi midis kolegëve të rinj është në vetvete hapi i parë për t‘u njohur me identitetin e vet përmes syve të të tjerëve. "Kur dyshet fillojnë të hulumtojnë mbi një temë dhe të lidhin dy vendet e tyre, aty fillon konfrontimi me veten e tyre, i cili ndikon në perceptimin e tyre si gazetarë të rinj."

DW Balkan Booster 2020 Picture Teaser

Më shumë se sa një projekt

Në vitin e katërt të Ballkan Booster qëllimisht i integruan në punë edhe pjesmarrësit nga vitet e mëparshme, ata i mbështesin kolegët e tyre të rinj me përvojat e tyre duke u dhënë këshilla. “Balkan Booster nuk është vetëm një projekt, por një rrjet i madh prej rreth 50 gazetarëve të rinj që shtrihet në të gjithë Evropën Juglindore. Është e rëndësishme të shkëmbejmë ide dhe të kërkojmë bashkëpunim përmes vetë projektit, ”përmbledh Adelheid Feilcke. Koordinatorja e projektit Aida Sofic Salihbegovic shton më tej: „Gjatë kohës kur u bllokua gjithçka, neve çdo ditë na dërgonin Balkan Boosterat video mbi përditshmërinë e tyre në kohën epandemisë Corona. Po ashtu pjesëmarrësit e mëparshëm dhe ata të këtij viti nga Bosnja udhëtuan së bashku dhe raportuan për 25 vjetorin e përfudimit të Luftës së Bosnjës".

 DW Balkan Booster Projekt 2020

Puna e viteve të kalaura po jep fryte, që nga Balkan Booster 1, gazetarët e rinj kanë trajtuar tema tabu. Vazhdimësia dhe rritja e audiencës bëjnë të qartë se sa e madhe është nevoja për formate të reja me perspektiva ndërkufitare. "Ne e shohim që koncepti funksionon", thotë Feilcke.

Balkan Booster Tirana Albanien
Fotografi: DW/Arber Bajrami

Deri në fund të vitit, pjesëmrrësit e rinj do të prodhojnë video mbi Ballkanin që do të dëshironin t‘i shihnin edhe në mediat e tyre. Ata tashmë e kanë treguar që as edhe pandemia nuk është pengesë për ta. Kanalet  e DW-së: Facebook, Twitter dhe së shpejti edhe në Instagram ju ofrojnë një platformë për raportimet e të rinjve, që janë gati të rizbulojnë botën e tyre dhe ta ndajnë atë me miliona ndjekës.