Bajden: Më në fund duhet të merret një vendim | Ballkani | DW | 03.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bajden: Më në fund duhet të merret një vendim

Jozef Bajden (Joseph Biden), kryetari demokrat i komitetit të senatit amerikan për çështjet e jashtme mbi statusin e Kosovës në "Financial Times"

Pa statusin - rrezik për trazira, mendon Joseph Biden

Pa statusin - rrezik për trazira, mendon Joseph Biden

Jozef Bajden, kryetari demokrat i komitetit të senatit amerikan për çështjet e jashtme
në një reagim për Financial Times në Londër, sot është shprehur se pas viteve të përpjekjeve për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet më në fund të merret një vendim.

"Në muajt e ardhshëm një diplomaci e mençur mund të arrijë një fitore për demokracinë myslimane, një të ardhme më të mirë për Evropën juglindore dhe konfirmim të fuqisë amerikane", vëren ai.

Por në rast se përpjekjet dështojnë, atëherë Ballkani do të kthehet në një burim të ri të lajmeve të këqija, në një botë të mbushur me kriza, paralajmëron Bajden, kryetari i komitetit për çështjet e jashtme të senatit amerikan. Ndërkohë që populli i Kosovës është i lodhur nga gjendja e statuskuosë e shenjuar edhe nga pasiguria dhe privimi ekonomik. Statusi i pazgjidhur i Kosovës ka çuar në gjendje stanjacioni edhe në Serbi, është shprehur sot Jozef Bajden.


  • Data 03.01.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ara0
  • Data 03.01.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ara0
Reklamë