1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konflikti Iran-SHBA

9 Nëntor 2012

Avionët iranianë hapën zjarr javën e kaluar, por nuk qëlluan ndonjë avion të telekomanduar të SHBA, tha të enjten Pentagoni. Incidenti vjen një vit pasi një avion i tillë amerikan u godit nga forcat iraniane.

https://p.dw.com/p/16g7A
Avioni pa pilot Predator
Avioni pa pilot PredatorFotografi: picture-alliance/dpa

Pentagoni tha se avioni i paarmatosur po drejtonte një mision rutinë, por të klasifikuar survejimi në vijën bregdetare iraniane kur avionët luftarakë iranianë hapën zjarr në datën 1 nëntor.

"Ata e lokalizuan aeroplanin dhe hapën disa herë zjarr," tha zëdhënësi i Pentagonit, George Little.

Dy avionë iranianë SU-25 "Frogfoot" lokalizuan avionin MQ-1 "Predator" rreth orës 8:50, afërsisht 16 milje detare në bregdetin vendas, sipas detajeve të dhëna nga Pentagoni.

Little tha se avioni luftarak iranian hapi zjarr disa herë, duke ndjekur avionin e telekomanduar amerikan për milje të tëra, para se ai të lëvizte nga vija bregdetare. Avioni amerikan u kthye më pas i sigurt në një bazë ushtarake të pazbuluar.

Survejimi "do të vazhdojë"

Hapësira ajrore ndërkombëtare nis pas 12 miljeve detare, por Little pretendon se avioni i komanduar i SHBA-ve nuk kishte hyrë në hapësirën iraniane.

Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Iranin rreth këtij incidenti përmes kanaleve diplomatike.

"Shtetet e Bashkuara u komunikuan iranianëve se ne do të vijojmë të drejtojmë fluturime survejimi mbi ujërat ndërkombëtare përreth Gjirit Arabik në përputhje me praktika të gjata dhe në kuadër të angazhimit tonë për sigurinë në rajon," tha Little.

Eine Drohne der US-Streitkräfte steht am 15.02.2012 auf der Holloman Air Force Base in Alamogordo, USA. Foto: Hannibal dpa Schlagworte Militär, Verteidigung, International, Bundswehr, Raketen, waffen, raketensystem, drohne
US Drohne USA Drohnenkrieg OVERLAY FÄHIGFotografi: picture-alliance/dpa

Marrëdhënie e acaruar

Incidenti pason një tjetër ngjarje që u regjistrua vitin e kaluar, kur një avion i telekomanduar i CIA-s u rrëzua brenda territorit iranian dhe u tërhoq nga qeveria.

SHBA-të kanë rritur praninë e tyre ushtarake në rajon, pas shqetësimeve në rritje rreth programit bërthamor të Iranit. Dy avionë luftarakë janë tashmë të pranishëm në zonë përgjatë gjithë kohës.

Irani gjithashtu është sulmuar me sanksione të ashpra nga Shtetet e Bashkuara, për një kohë të gjatë edhe së bashku me Izraelin, se po drejtojnë një sabotazh kibernetik në pasurimin e uzinave me uranium në Iran.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore dhe ka deklaruar se çdo lloj negociatash duhet të përfshijnë lehtësirat nga sanksionet ekonomike.

Një raund i ri bisedimesh mes dy vendeve pritet të zhvillohet në fund të këtij viti, ose në fillim të 2013-ës.

Autor: Elona Elezi (afp, rtr)

Redaktoi: Auron Dodi