1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Avaria në centralin bërthamor slloven Krsko

(VFB)5 Qershor 2008

Avaria në centralin bërthamor Krsko në Slloveni gjen jehonë në shtypin e së premtes në Gjermani.

https://p.dw.com/p/EESX
Fotografi: AP

Komentatori i "Allgemeine Zeitung" bën krahasimin me Çernobilin duke theksuar: "Krsko ishte pikërisht e kundërta e Çernobilit në 1986, ku krejtësisht sipas shkollës sovjetike fshihej gabimi duke mashtruar. Sllovenët i parapinë informcaioneve, sigurisht jo vetëm për hir të njerëzillëkut, por edhe sepse si partner i BE-së ato duan të demonstrojnë trasnparencë. Fakti që ato e tejkaluan pak objektivin, të paktën për disa orë duke e mabjtur Evropën të shtangur, po ta peshosh mirë kapërdihet më lehtë, se sa dizinformimi i pamëshirshëm alla Çernobil. Por ajo që të tmerron sa i përket sigurisë së centralit bërthamor Krsko është udhëzimi, se kemi të bëjmë me një zonë sizmike. E megjithatë ky central është në funksionim qysh nga viti 1984? Në këtë drejtim në Gjermani vlejnë të tjera norma."


Citat nga komenti i "Neue Osnabrücker Zeitung" "Disa gabime kanë edhe një të mirë. Sepse përmes aksidentit të rëndë në Slloveni sërish u bë e qartë, se nuk ka siguri njëqind për qind në një central bërthamor. Tronditja nga Sllovenia duhet të shërbejë si një sinjal për këdo."


Për "Kölner Stadtanzeiger" duhet të mos nënvleftësohet as saktësia e informacionit në një rast të tillë: "Edhe një ditë pas avarisë ka shumë aspekte që dëshmojnë, se njeriu dhe mjedisi s´kanë përse të trëmben, por konfuzioni i informacioneve, korrekturat dhe shfajësimet të lenë një shije të keqe. Disave u krijohet përshtypja, se me sa duket njerëz jo aq të organizuar mbajnë në funksion teknologji të lartë mjaft relevante për sigurinë. E kur këta njerëz nuk janë kaq mirë të organizuar, kush e di se ç´punë te tjera shkojnë mbrapsht atje? Rezatim, bakterie dhe viruse këto të ngjallin frikë e pështjellim. Janë kërcënimet, që nuk i shohim, ndjejmë apo nuhasim, prej të cilave nuk mund të mbrohemi vetë. Kush merret me këto dhe bën eksperimente duhet të dijë në çdo kohë se çfarë bën."