1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Autoritetet në Kosovë të përgatitura për të gjitha zhvillimet e mundshme

Bekim Shehu, Prishtinë14 Shkurt 2008

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Xavier Bout de Marnhac dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Në qendër të konsultimeve ishin çështje të sigurisë.

https://p.dw.com/p/D7R7
Selia e UNMIK-ut në PrishtinëFotografi: picture-alliance/ dpa
Udhëheqësit e institucioneve te Kosovës ndërkombëtarë dhe vendas, thanë se organet e rendit kanë bërë të gjitha përgatitjet për të siguruar një ambient të qetë për të gjith qytetarët e Kosovës në këtë fazë të ndjeshme të zgjidhjes së statusit. Pas një takimi të përbashkët ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaqi, shefit të UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe komandantit të KFOR-it, Xavier bout de Marnak, u tha se gjatë ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë zhvillim që mund të rrezikojë situatën e sigursë në Kosovë. Joakim Ryker, është shef i UNMIK-ut. "Nuk presim vështirësi, përkundrazi presim që ditët dhe javët e ardhshme do të kalojnë në qetësi dhe qëndrueshmëri. Natyrisht ne do të jemi gati për çdo mundësi ashtu siç duhet të jemi. Populli i Kosovës është shumë i pjekur dhe njerëzit do të jenë të interesuar t'i kalojnë ditët dhe javët në vijim me dinjitet", tha Joakim Ruecker.
Joachim Rücker, neuer UN-Verwalter der serbischen Provinz Kosovo
Joakim Ryker shefi i UNMIK-utFotografi: ©UNMIK DPI
Në të njetën linjë shprehet edhe komnadanti i forcave paqerujatëse, gjenerali, Xavier Bout de Marnhac. "KFOR-i është këtu për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt. Nuk mendoj se dikush do të ankohet për këtë dhe ne jemi duke bërë punën tonë në mënyrë të rregullt. Këtë do ta bëjmë edhe në ditët e ardhshme", tha gjenerali Xavier Bout de Marnhac. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ana e tij, thotë se pavarësia e Kosovës nuk duhet ta frikësojë askë, ndërsa tha se institucionet e Kosovës shumë shpejtë do ta shpallin pavarësinë. Kryeministri, Thaqi, thotë se çështja e statusit politik të Kosovës ka dalë nga godina e OKB-së dhe pretendimet e kosovarëve sipas tij, janë që të bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha mekanizmat ndërkombëtare. Sidoqoftë, 17 ose 18 shkurti, janë datat më të përmendura si periudhë e mundshme kur parlamenti i Kosovës do ta shpallë pavarësinë.