Autoritetet kosovare bëjnë thirrje për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike | Ballkani | DW | 11.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Autoritetet kosovare bëjnë thirrje për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike

Grupi negociator i Kosovës u mblodh sot në një takim të jashtëzakonshëm, ku analizoi gjendjen e krijuar në Kosovë pas protestës së dhunshme të nxitur nga Albin Kurti dhe lëvizja "Vetëvendosje".

Pamje nga demonstrata e dt. 10. shkurt në Kosovë

Pamje nga demonstrata e dt. 10. shkurt në Kosovë

Autoritetet në Prishtinë, konfirmojnë se dy persona shqiptar të Kosovës, kanë vdekur nga plaget e marra gjatë protestës së djeshme që u zhvillua në Prishtinë, kundër grupit negociator te Kosovës dhe kundër paketës së ndermjetësit nderkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Dhjetra persona të tjerë të lenduar akoma vazhdojnë të kurohen në spitalet e Prishtinës. Grupi negociator i Kosovës u mblodh sot në një takim të jashtëzakonshëm, ku analizoi gjendjen e krijuar në Kosovë pas protestës së dhunshme të nxitur, siç thuhet, nga Albin Kurti dhe lëvizja "Vetëvendosje". Albin Kurti, udhëheqës i lëvizjes "Vetvendosje", akuzohet për prishje të rendit dhe të qetësisë publike si dhe për demonstrata të dhunshme. Protestat e sö shtunös sipas anëtarve të grupit negociator të Kosovës kanë krijuar tensione të veçanta, të cilat shkojnë kundër stabilitetit dhe interesave të përgjithshme të Kosovës. Ekipi negociator, në një deklaratë të shkruar për media, u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të kontribuojnë, sikur edhe deri tash, për stabilitetin e vendit. Ekipi i Unitetit konstaton se dhuna e orientuar kundër institucioneve dhe prishja e rendit dhe e qetësisë publike duke thyer ligjin është e papranueshme. Ngjarjet sikur protestat e së shtunës mund të lënë pasoja negative në procesin e shtetformimit të Kosovës. Ekipi i Unitetit thërret institucionet kompetente që urgjentisht të hetojnë gjithë këtë zhvillim dhe të japin shpjegime për rrjedhat e tij në afat sa më të shkurtër, para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës. Protesta e djeshme në Prishtinë, në të cilen morën pjesë tre deri në katër mijë veta, ishin ngjarjet më të dhunshme në Kosovë, që nga marsi i vitit 2004. Protestuesit u përleshen me policinë, në momentin kur protestuesit deshën të kalonin barikadat dhe t'u afrohen institucioneve qendrore të Kosovës. Policia perdori gasin lotsjelles dhe shufrat e gomës për të shpërndarë turmën. Burimet sipatore, thanë se gjatë nderhyrjes janë lënduar (plagosur) rreth 70 demonstrues. Situata e sigurisë gjatë së djelës ishte e qetë - thonë organet e rendit - ndërsa, forca të shtuara të policisë akoma vërehen rrugëve të kryeqytetit.

  • Data 11.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYh
  • Data 11.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYh
Reklamë