1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Automjeti përplaset me vizitorët e xhamisë - një i vrarë

19 Qershor 2017

Në lagjen e Londrës Finsbury Park, një mikrobuz u përplas me kalimtarë. Një person u vra, dhjetë të tjerë u plagosën. Këshilli Islamik britanik mendon se motivi i atentatit qe urrejtja kundër fesë islame.

https://p.dw.com/p/2evRl
England Polizei - Mehrere Opfer bei Vorfall in London
Fotografi: Reuters/N. Hall

Sipas të dhënave të policisë së Londrës, të gjithë viktimat e goditura nga mikrobuzi në lagjen e Londrës, Finsbury Park janë myslimanë. Dy prej gjithsej dhjetë të plagosurve morën plagë shumë të rënda. Një person vdiq në ngjarjet në orët e para të mëngjesit. Ndihmën e parë ai e mori përpara se të përplasej mikrobuzi me turmën e njerëzve. Nëse vdekja e tij kishte të bënte me sulmin, kjo duhet të sqarohet. Gazeta "Evening Standard" bëri të ditur se të paktën një person qe sulmuar me thikë. Ndërsa policia nga ana e saj tha se nuk është plagosur askush me thikë.

Shoferin e automjetit e arrestuan dhe do të verifikohet gjendja e tij mendore. 48 vjeçarin e patën ndaluar dëshmitarë të zemëruar, pasi ai qe larguar nga kamioni. Në intervistë me "Sky News", drejtuesi i shtëpisë së faljes tha se burri pati thirrur "Unë e bëra pjesën time".

A ishte i motivuar nga urrejta kundër fesë islame drejtuesi i automjetit?

Deri tani, policia beson se ka qenë vetëm një person i dyshuar. Por dëshmitarë thonë se kishin parë në mikrobuz tri burra. Hetimet i ka marrë në dorë një ekip antiterrorit. Kryeministrja May tha se ky rast trajtohet si një atentat i mundshëm terrorist.

Nga këndvështrimi i Këshillit Mysliman të Myslimanëve, incidenti i përgjakshëm mund të jetë një atentat i drejtuar kundër myslimanëve. "Raportet e dëshmitarëve sugjerojnë se kemi të bëjmë me një doras të motivuar nga urrejtja për fenë islame", shkroi Këshilli në twitter. Myslimanët kanë përjetuar javët dhe muajt e fundit shpesh urrejtje për fenë islame, thuhet më tej. Incidenti i natës pranë një xhamie myslimane sipas këshillit është "manifestimi më i dhunshëm" i kësaj urrejtjeje. Këshilli kërkoi mbrojtje policore për xhamitë.